Për disa, ose për shumicën e njerëzve veshja e të brendshmeve është si frymëmarrja, dmth e domosdoshme dhe e pashmangshme. Për të tjerë nuk është kështu. Disa njerëz për arsye të ndryshme heqin dorë prej tyre.

Dhe nëse mund të duket si diçka johigjienike, ka disa përfitime për trupin.

Më pak refluks

Rrobat e ngushta dhe zakonisht të brendshmet, mund të shtyjnë barkun lart, kjo krijon presion në stomak, nxit prodhimin e aciditetit dhe çon në urth. Ky problem shëndetësor është i zakonshëm në mesin e të rriturve 20-30-vjeçarë, mosveshja e mbathjeve mund të ulë mundësinë e këtij problemi.

Shmang vuajtjen nga Kandida

Kandida gjendet në 20% të grave. Edhe pse disa mund të mos përjetojnë kurrë ndonjë simptomë, infeksioni qëndron aty. Për shkak se pambuku ruan lagështinë dhe krijon një zonë perfekte për rritjen e baktereve, mosveshja e mbathjeve e ul riskun për t`u prekur nga Kandida.

Shmang aromën e keqe

Mungesa e të brendshmeve e lejon djersën të avullojë dhe si pasojë shmang erën e keqe.

Zona e bikinit do të jetë më e sigurt

Pjesët tuaja intime janë bërë prej indeve delikate. Të brendshmet që përbëhen nga materiale jocilësore dhe prerje e ngushtë  mund të irritojnë, dëmtojnë dhe krijojnë infeksion në pjesën e bikinit.

Të njëjtat përfitime ka edhe tek burrat, madje mendohet se ata i ndihmon edhe për mbajtjen e shëndetshme të sistemit riprodhues.

*Burimi Bright Side

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here