Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj ka bërë një denoncim në rrjetet sociale, ku tregon sesi Parku kombëtar arkeologjik i Amantias në faqen zyrtare, e kanë quajtur qytet grek.

I indinjuar Binaj e ka quajtur një skandal, teksa thotë se “tradhtarët” që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë vijojnë t’i bëjnë dëm vendit.

Ai ndër të tjera me ironi shkruan se tani duhet të ndërhyjnë  hakerat për të ndryshuar këtë, sepse sipas tij qeveria është e zënë dhe do të mbaj klikimet që ka.

“SKANDAL!!!Vazhdojnë tradhtarêt të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për ti bërë dem Shqipërisë, shqiptarëve dhe trashgimisë tonë kulturore…

Parkun kombëtar arkeologjik të Amantias në faqen zyrtare, e kanë quajtur qytet grek…O Zgarbista të ndyrë

Taksirat i hackerave të ndërhyjë se qeveria e ka mëndjen te mbajë klikimet meqë s’ja del dot me premtimet!” shkruan Binaj në postimin e tij.

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here