MOSKË, 11 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi sot se Ministria ruse e Shëndetësisë ka regjistruar vaksinën e parë të koronavirusit në botë.

Ai shtoi se një nga vajzat e tij e kishte injektuar këtë vaksinë.

“Një nga vajzat e mia u vaksinua, kështu që në këtë kuptim, ajo mori pjesë në testim”, tha Putin në një takim me zyrtarë të lartë.

Vaksinat zakonisht zgjasin shumë vite për t’u testuar dhe prodhuar në një shkallë të gjerë.

Vende në të gjithë botën po zhvillojnë vaksina për të provuar dhe ngadalësuar pandeminë Covid-19.

Pas injektimit të vaksinës, vajza e Putinit pati një ethe të lehtë dhe temperaturë 38 gradë Celsius.

Temperatura e saj zbriti në pak më shumë se normalja ditën pasardhëse. Aktualisht, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore./ a.jor.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here