Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Tiranë, ku automjetit të noteres Rezarta Koçi iu vu tritol si formë kërcënimi për shkak të konflikteve që ka patur me klientët e saj. Mësohet se në polici janë bërë një sërë kallëzimesh për mashtrim, pasi dyshhet se Koçi merrte sasi të caktuara parash nga klientët e saj dhe i mashtronte. Rezulton se më datë 8 korrik të vitit 2019 ajo është kallëzuar nga një qytetar i cili pretendon se i ka marrë një shumë parash për një hotel të cilin ai e kishte në pronësi.





Një tjetër rast është regjistruar më 31 maj të këtij viti, pasi një qyretare e ka denoncuar noteren se i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash për një “Kontratë shitje pasurie e paluajtshme”. Një tjetër kallëzim në polici është bërë më 17 qershor nga një qytetar, që e akuzonte se i kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash për një kontratë shitjeje pasurie të paluajtshme. Po ashtu ajo është kallëzuar në polic edhe më datë 7 shtator të këtij viti.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here