Ne i kërkojmë qeverisë turke të ruajë statusin e Shën Sofisë si një muze, si një model i angazhimit të saj për respektimin e traditave fetare dhe historisë së larmishme që kanë kontribuar në Republikën e Turqisë dhe të sigurojë që ajo do të mbetet një vend pritës për të gjithë ” thekson në deklaratën e tij kreu i diplomacisë amerikane.

Greqia ka muaj që po reagon duke sensibilizuar opinionin publik mbarëbotëror dhe duke vënë në dukje se kthimi në vend adhurimi për muslimanët i këtij monumenti do të lëndojë jo vetëm ndjenjat e të krishterëve, por gjithë komunitetin ndërkombëtar.

“Turqia ka nënshkruar Konventën e UNESCO-s të vitit 1972, kështu që është e detyruar të respektojë atë. Rruga që po ndiqet sot nga qeveria turke dhe Presidenti Erdogan rikthen dhe rigjeneron fanatizmin kombëtar dhe fetar. Po ndiqet shuarrja e vlerës dhe rrezatimit global të monumentit. Një monument me vlera universale, siç është Shen Sofia, është duke u instrumentalizuar për t’i shërbyer qëllimeve të politikës së brendshme. Po bëhet një përpjekje për të rikthyer kushtet e shekullit të 15-të në shekullin e 21”- tha Lina Mendoni, ministre e Kulturës dhe Sportit në Greqi.

Sipas ministres greke të Kulturës në 1934, Qemal Ataturku miratoi një dekret që e shndërroi Shën Sofinë në muze dhe u përjashtua nga kufizimet e kërkuara për shërbimet e adhurimit dhe më pas monumenti në 1985 u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Reagimet e Athinës, të cilat gjejnë tashmë dhe mbështetjen e Washingtonit,janë kulmuar pasi pritet që monumenti 1400 vjeçar , që në fillim ka qenë katedrale, me pas xhami me rënien e Stambollit dhe tani një muze, po rishikohet nga gjykata e lartë e Turqisë, pas një kërkese që e mbeshtet presidenti Erdogan për ta kthyer atë në një vend adhurimi të fesë islame.

Shën Sofia u ndërtua nga perandori bizantin Justiniani i 1 në Stamboll dhe konsiderohet si një nga veprat arkitektonike më të rëndësishme të Perandorise Bizantine, qendër fetare e Ortodoksisë dhe një nga monumentet më të njohura të botës.

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here