Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Tauland Gjikës në Vlorë, i cili përdorte edhe dy mbiemra të tjerë, Mësohet se i riu njihej fare mirë me autorët dhe sherri dyshohet se ka nisur për disa borxhe të vjetra që viktima kishte ndaj atentatorëve. Gjithashtu, bëhet me dije se viktima dhe autorët kishin komunikuar në telefon para vrasjes dhe kishin debatuar.

Viktima kishte postuar edhe një foto disa orë para ekzekutimit në mes të qytetit. Në tabulatet telefonike, debati mes tyre ka qenë tepër i acaruar me kërcënime dhe ofendime. Viktima dhe autorët kanë qenë shokë më parë, prandaj dhe ai ka ndaluar kur ata u afruan për ta ekzekutuar.

RDA NEWS

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here