Paratë e shqiptarëve në vit zgjedhor, pensione, rroga apo rrugë? Kjo ishte tema në emisionin ‘Java në RTSH’ këtë të premte ku Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj komentoi situatën ekonomike. Lidhur me dy nga kolonat më të rëndësishme që masin performancën e një qeverie, pagat dhe konsumi, Denaj tha se, sa i përket pagave bëhet fjalë për një rritje për funksion. Por, sipas saj, kjo nuk është rritja e parë në rreth 8 vite qeverisje të kryeministrit Rama.

Qeveria e ka pasur gjithnjë në vëmendje, qoftë edhe për punonjësit e policisë. Nëse marrim në konsideratë që nga viti 2013, nga 58 mijë, sot e kanë pagën mbi 80 mijë. Nga 61 mijë në 72 mijë janë sot arsimtarët dhe mjekët gjithashtu me rritje të konsiderueshme. Pra rritja është diku te 56% në krahasim me vitin 2013. Kjo rritje e konsiderueshme u ratifikua vitin e kaluar në Parlament“, tha ministrja Denaj.

Duke komentuar koncesionet, ministrja Anila Denaj tha mbrëmjen e së premtes se ato do të negociohen në rastet e një skenari negativ për ekonominë.

Në studion e emisionit “Java në RTSH’, Denaj foli edhe për financimin e dozave të vaksinave, të porositura nga qeveria. Sa i përket borxhit publik, ministrja u shpreh në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli se një nga skenarët është zgjerimi i tij deri në 80.5%.

Ne nuk po diskutojmë faktin që PPP aktuale erdhën sot. Ato kanë qenë dhe nëse jemi në një skenar negativ për ekonominë sigurisht që do t’i negociojmë. Për kushtet si Shqipëria kur u godit nga tërmeti apo pandemia, zgjerim i borxhit mendohet deri në 80.5%. Ndërsa për vaksinat, ju siguroj se ekziston mbështetja e plotë buxhetore sipas planifikimit. Nëse do të ketë nevojë madje, nga buxheti i PPP do ta alokojmë për vaksinimin. Por gjithmonë në rast nevoje dhe duke e rishikuar buxhetin“, tha ministrja Denaj për ‘Java në RTSH’.

RTSH

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here