Gjatë sezonit të plazhit, shumë prej nesh mund të fillojnë të ndiejnë presionin mendor për të bërë diçka për trupin tonë, ndërsa ndjekim ‘perfeksionin’ në media sociale. Fotografitë, videot, postimet dhe artikujt sugjerojnë një imazh ideal të një trupi veror – mundësisht të hollë dhe të tonifikuar, me bark të sheshtë.

Stigma e peshës që vjen së bashku me motin e nxehtë, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tonë mendor dhe vetëbesimin, dhe ne mund të ndihemi të frustruar që nuk e kemi arritur atë “trup të përsosur veror” që mund të na lejojë të ndriçojmë në rrobat e banjës. E vërteta është: një “summer body” është çdo trup në plazh dhe ne të gjithë duhet të jemi të lirë të kënaqemi gjatë gjithë vitit, pa presion.

Arsyet pse duhet të ndalojmë së përdoruri këtë kocept:

Koncepti i ‘summer body’ është një kurth mendor që mund të na imponojë pritshmëri joreale. Ideja e pamjes perfekte verore krijon një iluzion se ne duhet të shikojmë në një mënyrë të caktuar për të bërë gjëra të caktuara, domethënë duhet të jemi të hollë dhe të tonifikuar për të veshur rroba banje, për të shkuar në plazh dhe për të shijuar verën. Kur ai qëllim nuk arrihet, mund të çojë në zhgënjim, ankth, apo edhe çrregullime të ngrënies. E vërteta është, nëse keni veshur bikini, ju tashmë e keni atë që quhet ‘summer body’ dhe është mjaft e përsosur për të shkuar në plazh dhe për të shijuar verën në maksimum.

Shumë njerëz mund të përdorin ndjenjën e pakënaqësisë të trupit që marrim për shkak të gjithë kësaj, për të na ofruar të gjitha llojet e planeve të dietës ose stërvitjes.. Ajo që duhet të kuptojmë është se ne duhet të kujdesemi për trupin tonë gjatë gjithë vitit, dhe qëllimi ynë kryesor duhet të jetë të bëhemi më të shëndetshëm dhe më të fortë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht – por jo të dukemi më mirë në plazh. Synime realiste dhe të shëndetshme – kjo është ajo që na nevojitet në vend të turpit të trupit dhe standardeve jorealiste të bukurisë.

Ekspertët sugjerojnë që në vend që të promovojmë imazhin e trupave të hollë të plazhit, ne duhet të kalojmë në mendimin pozitiv të trupit. Kjo do të thotë ta vlerësosh trupin tënd, të shijosh veshjet dhe të kuptosh që trupi yt tashmë është një trup i mirë, dhe është mjaft i përsosur për gjithçka, përfshirë edhe peridhën e verës.

Marre nga Anila Kalleshi

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here