Një grup shoqesh, të reja dhe të guximshme, filmuan momentin që u përballën me një burrë ‘të fri-kshëm’ të cilin e kapën duke i fotografuar, ndërsa ato bënin banjo dielli në pishinë.

Përdoruesja e TikTok @maiphammy dhe mikeshat e saj vunë re burrin që u bënte fotografi me telefonin e tij dhe vendosi të regjistronte momentin kur ato iu afruan dhe kërkuan që ai të fshihte fotografitë.

“Më falni, do e vlerësoja shumë nëse fshini fotot tona në telefonin tuaj”, dëgjohet duke thënë një nga vajzat.

Klipi më pas tregon burrin duke mohuar se ai kishte bërë ndonjë fotografi të tyre, por vajzat i kërkuan që ai t’u tregonte telefonin për ta provuar.

Në video mund të shihen duart e tij duke u dridhur dukshëm ndërsa ai shkon në imazhet e telefonit të tij dhe vajzat shohin dhjetëra foto të tyre.

“A mund t’i fshish, të lutem”, thotë njëra nga vajzat, së cilës burri i përgjigjet, “po ma’m,” para se të përpiqet të ulë telefonin e tij.

“Jo, fshiji para nesh, tani”, kërkuan vajzat, të cilat ishin në moshën 18 vjeç.

Ato u larguan vetëm pasi “mo*nstra” i fshiu fotot nga telefoni i tij.

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here