Dita e tretë e gjyqit të dytë të fajësimit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump fillon sot gjersa avokatët e fajësimit do të jenë edhe një herë në qendër të vëmendjes gjersa do të vazhdojnë të paraqesin faktet e tyre.

Këtu keni një përmbledhje të asaj që ka ndodhur deri më tani në gjyq dhe çfarë vjen më pas, raporton CNN

Avokatët e fajësimit filluan prezantimin e tyre dy-ditor duke ecur nëpër deklaratat e rreme rreth mashtrimit në zgjedhje dhe refuzimit për të pranuar rezultatin, duke argumentuar se fjalimet ishin krijuar për të zemëruar dhe nxitur mbështetësit e tij, kështu që ata ishin të gatshëm të luftonin kur marshonin drejt Capitol Hillit më 6 janar, transmeton Telegrafi.

Ata gjithashtu transmetuan pamjet e reja të sigurisë së Kongresit amerikan që tregonin se si protestuesit dhunuan Capitol Hillin dhe kërcënimin që ata paraqitën për të gjithë në ndërtesë gjatë trazirave më 6 janar.

Ndërkohë, ekipi ligjor i Trumpit ka argumentuar se demokratët janë duke injoruar komentet e Trumpit më 6 janar se protestat duhet të jenë paqësore, ndërsa pretendimi se mbështetësit i ftoj të luftojnë i kundërshtojnë me argumentimin se ishte fjalim figurativ politik i mbrojtur nga Amendamenti i Parë.

Avokatët e Trumpit do të kenë shansin t’i përgjigjen argumenteve të demokratëve të premten.

Senatorët do të kenë katër orë kohë për t’i shtuar pyetje palëve gjersa Senati mund të debatojë dhe të votojë nëse do të thërrasë dëshmitarët, megjithëse mbetet e paqartë nëse ndonjë do të kërkohet në gjyq.

Telegrafi

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here