Ishte i plotfuqishëm, i pasur dhe i aftë të realizonte çdo dëshirë që kishte. Udaj Husein ishte djali i madh i Sadam Husein, por në Irak ai ishte një figurë më e frikshme se vetë i ati. Ndërsa Sadami ishte një diktator, i cili mbante nën kontroll vendin nëpërmjet policisë sekrete dhe presionit mbi popull, i biri e praktikonte gjithçka.

Një ma/niak i dhu/nës, i cili kënaqej duke to/rturuar të tjerët. Madje, nuk pranonte që t’i shihte duke u rrahur, por dëshironte ta bënte vetë një gjë të tillë. Një vr.asës i lindur, i cili nuk mund të ndalej nga askush… Udaj Husein ishte cilësuar si pasardhësi i të atit, në krye të Irakut, por sjellja e tij problematike bëri që gjërat të ndryshojnë dhe ai të humbasë besimin në familje. Vr.asjen e parë ai e bëri kur ishte 16-vjeç dhe ekz/ekutoi me një plumb në kokë një mësues. Më pas, doli i qetë nga klasa kur vr.au profesorin dhe u tha shokëve: – “Më tu/rpëroi në sy të të dashurës”. Gjithsesi, vr.asja që tro/nditi rëndësinë e tij në familje ndodhi në vitin 1988. Gjatë një feste që po zhvillohej për nder të ditëlindjes së Suzan Mubarak, bashkëshortes së presidentit të Egjiptit, Udaj vr.au mikun më të afërt të babait të tij, duke e th/erur në mes të tavolinës së të ftuarëve. Një mak/abritet, i cili i kushtoi jo pak. Sadami u mërzit aq shumë, sa vendosi ta bur/gosë dhe ta dënojë me 7 vite heqje lirie, por ndikimi i pjesëtarëve të tjerë të familjes dhe e vetë Mbretit Husein të Jordanisë, bëri që ai të lirohet nga bu/rgu pas vetëm pas 3 muajsh. Familja vendosi ta dërgojë në Zvicër si ndihmës i Ambasadorit iraken, por shteti zviceran e dëboi pak kohë më pas, sepse kë/rcënoi me jetë disa qytetarë në restorant. Me rikthimin në Irak, Sadami e vendosi në krye të Komitetit Olimpik dhe Federatës së Futbollit. Në fakt, ky ishte një lajm tepër i hidhur për të gjithë sportistët.

Në krye të sportit
Sporti iraken ishte mjaft i suksesshëm në vitet 1980, duke marrë pjesë në lojërat olimpike me plot 46 sportistë. Por, me ardhjen e Udaj Huseinit në krye, sukseset sa vinin e pakësoheshin. Kjo ndodhte për arsyen e thjeshtë, pasi vetë sportistët kishin frikë të merrnin pjesë në kompeticione të rëndësishme, pasi zhgënjimi mund t’u shkaktonte to/rtura dhe dënime të rënda. Por, mungesa e sukseseve e bëri akoma më agresiv Udajn. Një prej badigardëve të tij, Latif, i cili për pesë vite ka bërë edhe rolin e sozisë rrëfen sjelljen e djalit të Sadam Huseinit. “Ai nuk ishte i apasionuar pas sportit, madje nuk para e ndiqte. Por, ai e shikonte si diçka personale. E thoshte shpesh, që nëse dikush nga Iraku dështonte në kompeticione ndërkombëtare, ai turpërohej dhe kjo nuk duhej toleruar. Madje, me krenari më thoshte se sportistët duhet të kenë frikë. Nëse nuk kanë frikë të zhgënjejnë në sport, ata nuk do arrijnë atë që duhet. Të them të drejtën, kam qenë prezent i shumë to/rturave që u janë bërë sportistëve”, u shpreh Latif, i cili u arratis dhe tashmë jeton në Britaninë e Madhe.

TO/RTURAT NË FUTBOLL
– Sharah Hajdar është një prej yjeve të futbollit iraken, i cili ka luajtur edhe 40 ndeshje me ekipin kombëtar. “Jam to/rturuar katër herë nga Udaj dhe rojet e tij. Jemi rra/hur pa mëshirë dhe jemi bur/gosur për ditë të tëra. Mund t’iu tregoj njërin prej rasteve, për të kuptuar se sa kemi vuajtur. Kombëtarja jonë u mund 2-0 në një ndeshje miqësore me Jordaninë, të luajtur në Aman. Pas asaj sfide, unë dhe tre shokë të ekipit u morëm pe/ng dhe u bur/gosëm. Ditën e parë, rojet na rra/hën me shkopinj dhe na tërhoqën zv/arrë me shpinë në një fushë plot më gurë. Lëkura e kurrizit pothuajse nuk ekzistonte më. Më pas na e bënë kurrizin me rërë dhe na hodhën në ujëra të zeza. Donin që trupi ynë të qel/bëzohej. Kjo ndodhi ditën e parë, pasi ditët e tjera na godisnin me shkopinj në kaviljet e këmbës. Unë që isha ylli i ekipit go/ditesha çdo ditë nga 20 herë, dyfish më shumë se shokët e tjerë. Mbaj mend që pasi më liruan, nuk kam arritur të eci për muaj me radhë dhe kam pas temperaturë të lartë dhe ethe për mjaft kohë. E kuptoni se çfarë to/rturash bëheshin ndaj nesh? E si mund të luanim ne pa frikë në fushë dhe të arrinim rezultate?”, deklaroi Sharah Hajdar, i cili u arratis në vitin 1998 dhe tashmë jeton në Londër. – Habib Xhafer ka qenë për 17 vite lojtar i Kombëtares së Irakut. Ai rrëfen se u bë një nga personat që u ndëshkua, u rr/ah dhe u bu/rgos më shumë herë nga Udaj Husein. “Pasi kombëtarja humbi një ndeshje për fazën eliminatore të Kupës së Botës, nisi edhe makthi im si futbollist, së bashku me shumë shokë të tjerë. Për fat të keq, unë më shumë herë se ata. Pas asaj humbje, ne u dërguam në zyrat e Komitetit Olimpik në Baghdad, ku kati i parë dhe ai nën dhe ishin zyra vetëm për to/rtura. Mund të them se kam provuar pjesën më të madhe të tyre. Njëra ishte me një vaskë të madhe uji. Shpeshherë e përdornin për të mbajtur nën ujë me zor, por kam dëgjuar se ajo kishte edhe një buton, i cili e nxehte ujin për pak minuta. Kam dëgjuar se aty janë v.rarë disa sportistë, të cilët nuk janë gjendur kurrë. Pasi lidheshin brenda në vaskë, niste nxehja e temperaturës së ujit, derisa edhe di/gjeshin të gja/llë dhe vdi/snin. Ka qenë një dhomë tjetër, ku të lidhnin mbi një tavolinë dhe të rri/hnin me kam/xhik. Një herë aty jam rra/hur nga vetë Udaj. Por, më e frikshmja dhe më e preferuara e tij, ka qenë arkivoli prej metali. Ai kishte disa gozhdë, të cilat të nguleshin në shpinë. Pasi të fusnin aty, të linin për disa ditë. Unë e kam provuar të kaloj një natë në atë ark/ivol. Nuk ka pasur rast që të mos rri/heshim pas një rezultati zhgënjyes”, shprehet Xhafer.
Hashim Hasan

Portieri i ekipit kombëtar tregon to/rturat e përjetuara pas humbjes 4-1 ndaj Japonisë në çerekfinalet e Kupës së Azisë në vitin 2000. “Sapo zbritëm në aeroport, e ndieja që diçka do ndodhte. Pamë katër Mercedes të zinj dhe po dridheshim, pasi prisnin që të zbriste Udaj Husein. Në fakt, ai nuk ishte, por kishte urdhëruar rojet e tij që të na merrnin. Më morën mua, mbrojtësin Abdul Xhaber dhe sulmuesin Qahtan Çhatir. Kur po na dërgonin në zyrat e Komitetit Olimpik, ku bëheshin edhe to/rturat, njëri prej rojeve më tha: “E keni mërzitur shumë shefin”. Nisa të mendoj për familjen time dhe i thashë atij, që nëse nuk dilja i gjallë prej andej, t’u dërgonte një letër familjarëve. Por, roja nisi të qeshte dhe të tallej. Kur shkuam në zyrën e Udajt, ai u tha rojeve: “Pse mi sollët në zyrën time. Apo doni që të më bëhet pis tapeti”. Na zbritën një dhomë të erret, ku shefi erdhi dhe filloi të na ofendonte. “Qen, më turpëruat. Uluni në gjunjë. Nisi më pas të na godiste në shpinë me një shufër të fortë druri. Qahtanit i ra të fikët, por Udaj u tha rojeve ta zgjonin, pasi s’kishte mbaruar punë. Pasi na rrahën dhe të tre përfunduam pa ndjenja, jemi zgjuar në një birucë, e cila kishte rreth 10 centimetra ujë. Na lanë aty për 4 ditë dhe na sillnin ushqim të pistë. Kur na liruan, ishim të sëmurë dhe mezi merrnim frymë, por nuk na besohej që arritëm të mbijetonim. Ai ishte një bishë e egër, i cili nuk njihte kufij. Askush nuk mund të merrej me të”.
Botërori 1994

Kombëtarja irakene dështoi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 1994 dhe si dënim, të gjithë futbollistët u urdhëruan të qetheshin qeros. Më pas, secili prej tyre u detyrua të gjuante me një top prej guri sa më fort që të kishin fuqi, aq sa disa prej lojtarëve thyen këmbën.
Husam Fauzi

Ish-kapiteni i ekipit kombëtar tregon me dhimbje një nga to/rturat e përjetuara, së bashku me shokët e ekipit. “Pasi humbëm një ndeshje ndërkombëtare dhe po ktheheshim me avion, Udaj urdhëroi që të gjithë personat që ishin në avion të merreshin me zor dhe të dërgoheshin në një kamp, i cili kishte kafshë të egra. Shefi i delegacionit i tha që në avion kishte edhe civilë, por ai nuk donte t’ia dinte. U desh ndërhyrja e disa ambasadave të huaja, që bëri që personat që s’ishin sportistë të mos transportoheshin në atë kamp. Ndërsa ne futbollistët, së bashku me trajnerin, u rrahëm keqazi nga rojet e tij dhe nga ai vetë. Më pas, na lanë në një barakë në mes të fushës, ndërsa rreth e rrotull kishim kafshë të egra, të cilat Udaj i donte shumë. Neve na jepnin ushqim të prishur, ndërsa kafshët hanin mish të kontrolluar. Pasi pla/gët tona nisën të qelbëzoheshin, për shkak të kushteve mizerable ku po rrinim prej rreth 10 ditësh, Udaj urdhëroi që ta hiqnin prej andej, pasi kishte frikë se mos inf/ektoheshin kafshët e tij. Ai nuk donte t’ia dinte fare nëse ne do vdi/snim apo jo?”.
Haidar Mahmud

Ish-mbrojtësi tregon historinë e një shoku të ekipit, pa dashur t’i përmendë emrin, për t’i ruajtur nderin. “Ne të gjithë jemi rrahur për shkak të rezultateve të dobëta. Nuk donim fare të luanim më futboll, por ishim të detyruar. Kemi përjetuar momentet më të vështira të jetës sonë. Mund t’u them rastin e një prej shokëve të ekipit, por nuk dua t’i përmend emrin. Atij iu desh të ulej në gjunjë dhe të pranonte ofendimet të patolerueshme për fenë tonë. E dinte që nëse kundërshtonte, nuk dilte i gjallë nga ato dhoma. Më pas, atij iu prenë vetullat, çka është e tu/rpshme dhe e palejueshme për burrat. Mbaj mend që rojet e rri/hnin, por ai u thoshte që më mirë ta vr/isnin. Ka ndenjur për një kohë të gjatë pa dalë nga shtëpia dhe ka qenë në gjendje të vështirë psikologjike”.

To/rtura në volejboll
Isam Tamer Al-Diuan është një ish-volejbollist iraken, i cili tashmë jeton në SHBA. Ai tregon një nga rastet kur është to/rturuar së bashku me shokët e ekipit kombëtar. “Ne u mundëm në një ndeshje ndërkombëtare dhe ai zgjodhi sportistët më të gjatë, mbi 195 centimetra. Më pas, na detyroi që të qëndronim për disa ditë në një dhomë që nuk ishte më e lartë se 1.2 metra dhe ku nuk kishte as hapësira për t’u ulur në gjunjë. Detyroheshin që ta bënim me radhë, që dikush përkulej pak dhe tjetri ulej në prehrin e tij. Pas disa ditësh, Udaji erdhi dhe na tha të dilnim, por askush nuk ishte i aftë të ecte. Madje, na është dashur mjaft kohë që të merrnim veten. Ai na tha: “Ju jeni të mëdhenj, por duhet të mësoni të jetoni si të vegjël, ashtu siç bëni me ekipin kombëtar. Iraku është një komb i madh, i suksesshëm dhe nuk lejoj që disa palaço si ju të na turpërojnë. Herën tjetër, nëse humbisni, do uroni që të kishit një dënim kaq të lehtë”.
Kontrolli i FIFA-s

Udaj Husein ishte një bishë e lëshuar nga zinxhirët. Ai vriste, përdh/unonte, to/rturonte këdo që kishte dëshirë dhe askush nuk mund ta gjykonte, e jo më ta dënonte. Në fakt, zërat se sportistët irakenë to/rturoheshin ishin hapur në të gjithë botën. Për këtë arsye, në vitin 1997 FIFA dërgoi dy inspektorë për të hetuar mbi këtë çështje. Por, ato ishin thjesht kontrolle rutinë, pasi Udaj Husein u ofroi atyre cilët sportistë duhet të pyesnin, ndërkohë që ata që u pyetën, jo vetëm që nuk pranuan se mund të ushtrohej dhu/në, por deklaruan se nëse në sport do kishte më shumë persona si Udaj Husein, gjithçka do ishte e mrekullueshme…

Kush ishte Udaj, djali problematik i Sadamit
Udaj Husein lindi më 18 qer shor të vitit 1964 në Tikrit të Irakut, gjatë kohës që babai i tij ishte i burgosur. Pas ardhjes në pushtet të Sadamit, Udaj u cilësua si pasardhësi i fronit, për shkak se ishte edhe djali i madh. Por, ai ishte një vr/asës, përdh/unues dhe maniak i dh/unës, çka i kushtoi edhe radhën për “kurorën” e Irakut.
Vr/asjet – Udaj e ka bërë vr/asjen e tij të parë në moshën 16-vjeçare, pikërisht një mësuesin e tij të shkollës. Aq mjaftoi që ai të nisë një seri vr/asjesh, mes të cilave edhe njerëz të afërt. Udaj ka vr/arë mikun më të afërt të babait, gjatë një feste madhështore, për nder të ditëlindjes së bashkëshortes së Hosni Mubarakut, presidentit të Egjiptit. Ai e theri atë në mes të tavolinës dhe e gjitha ndodhi për shkak se i kishte prezantuar të atit një femër, e cila u bë edhe bashkëshortja e dytë e Sadam Huseinit. Ka v/rarë me plumb në kokë edhe një prej rojeve të shtëpisë së tij, pasi nuk e përshëndeti kur ai ishte duke hyrë në rezidencë. Dyshohet gjithashtu se ka vr/arë edhe kunatin, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur. Ndërkohë që janë me dhjetëra vr/asjet që ka bërë në dhomat e to/rturave, të cilat ndodhen në zyrat e Komitetit Olimpik të Irakut, ku dhe ishte president. Ai e quante veten “Ujku”.

Përdh/unimet – Nuk kishte femër që të mos realizonte dëshirat e tij. Shpeshherë, Udaj ndiqte femra të shkollës 8- vjeçare dhe pasi pëlqente ndonjë prej tyre, urdhëronte rojet personale që ta rrëmbenin. Janë me dhjetëra femrat që kanë rënë pre e tij dhe me dhjetëra dëshmi të rrëfyera pas rënies nga pushteti të regjimit diktatorial.
Sozia – Shumë prej dëshmive për jetën problematike të Udajit janë dhënë nga sozia e tij, Latif Jahia, i cili ka qëndruar në rolin e sozisë për pesë vjet, deri kur u arratis nga vendi. Dëshmitë dhe jeta e tij janë bërë edhe film.

Luksi – Pasuria marramendëse dhe shokët e ekipit kombëtar. “Ne u mundëm në një ndeshje ndërkombëtare dhe ai zgjodhi sportistët më të gjatë, mbi 195 centimetra. Më pas, na detyroi që të qëndronim për disa ditë në një dhomë që nuk ishte më e lartë se 1.2 metra dhe ku nuk kishte as hapësira për t’u ulur në gjunjë. Detyroheshin që ta bënim me radhë, që dikush përkulej pak dhe tjetri ulej në prehrin e tij. Pas disa ditësh, Udaji erdhi dhe na tha të dilnim, por askush nuk ishte i aftë të ecte. Madje, na është dashur mjaft kohë që të merrnim veten. Ai na tha: “Ju jeni të mëdhenj, por duhet të mësoni të jetoni si të vegjël, ashtu siç bëni me ekipin kombëtar.

Iraku është një komb i madh, i suksesshëm dhe nuk lejoj që disa palaço si ju të na turpërojnë. Herën tjetër, nëse humbisni, do uroni që të kishit një dënim kaq të lehtë”. Kontrolli i FIFA-s Udaj Husein ishte një bishë e lëshuar nga zinxhirët. Ai vr/iste, përdh/unonte, to/rturonte këdo që kishte dëshirë dhe askush nuk mund ta gjykonte, e jo më ta dënonte. Në fakt, zërat se sportistët irakenë to/rturoheshin ishin hapur në të gjithë botën. Për këtë arsye, në vitin 1997 FIFA dërgoi dy inspektorë për të hetuar mbi këtë çështje. Por, ato ishin thjesht kontrolle rutinë, pasi Udaj Husein u ofroi atyre cilët sportistë duhet të pyesnin, ndërkohë që ata që u pyetën, jo vetëm që nuk pranuan se mund të ushtrohej dh/unë, por deklaruan se nëse në sport do kishte më shumë persona si Udaj Husein, gjithçka do ishte e mrekullueshme… pushteti i të atit i lejonte djalit të madh që të realizonte çdo dëshirë që kishte. Ai jetonte në një rezidencë tepër luksoze, ku nuk mungonte as një kopsht zoologjik me kafshë nga më të rrallat dhe një parkim gjigand. Mendohet se ai ka pasur rreth 1200 makina, të blera ose të marra me forcë. Plus që ishte edhe një përdorues i rregullt i dr/ogës.

Vdekja – Udaj Husein u vr/a më 22 korrik të vitit 2003, së bashku me të vëllanë, Kusaj, dhe nipin 14-vjeçar, Mustafain, pas një aksioni të forcave speciale amerikane. Ai ishte vendosur në një vilë të marrë me qira në Mosul dhe në atë kohë shpërblimi për dy djemtë e Sadam Huseinit ishte plot 30 milionë dollarë.

56 sportistë të vr/arë me urdhër të Udajit
Gjatë gjithë kohës që djali i madh i Sadam Huseinit, Udaji, ka qenë në krye të Komitetit Olimpik të Irakut, përveç to/rturave, mendohet se janë vr/arë me dhjetëra sportistë, pjesa më e madhe e të cilëve nuk janë gjendur kurrë. Isam Tamer Al-Diuan, ish-volejbollist i përfaqësues së Irakut, deklaron se të paktën 56 atletë janë vr/arë nga djali i diktatorit. “Unë kam një listë me 56 emra, sportistë të cilët janë vr/arë me urdhër të Udaj Huseinit. Djem të rinj, që humbën jetën për shkak të një regjimi të frikshëm dhe një personi sadist e të pamëshirshëm. Bëhet fjalë për 56 sportistë, të cilët ose janë gjendur të vr/arë, ose nuk janë gjendur kurrë. Kjo tregon qartë masakrën që është bërë ndaj sportit në Irak për vite me radhë”, rrëfen Al-Diuan, i cili u arratis dhe tashmë jeton në SHBA.

“Udaj më vr/au nëntë familjarë pasi u arratisa”
Ish-basketbollisti i ekipit kombëtar, Sabah Mohamed, tregon se si djali i Sadam Huseinit, Udaj, u hakmor ndaj familjarëve të tij pasi ky u arratis. “Asnjë sportist nuk donte të luante më, sepse kishin shumë frikë. Askush nuk jepte maksimumin e tij, pikërisht nga kjo frikë. Unë vendosa që në vitin 1999 të arratisem për në Angli, së bashku me familje time. Mirëpo Udaj u hakmor ndaj meje, duke më vr/arë familjarët. Ai vr/au plot nëntë njerëz nga fisi i bashkëshortes sime, i zhgënjyer nga ikja ime. Çfarë faji kishin ata? Çfarë kishin bërë?, – tregon Mohamed duke lotuar. – Njerëzit ndiheshin të lirë kur ndiqnin sport, por ishin sportistët ata që nuk kishin liri. Kemi pasur atletë të shkëlqyer, por që nuk u lejuan të jepnin më të mirën e tyre. Është djegur një brez i artë dhe tifozët nuk kanë përjetuar emocionet që meritonin. Udaj ka qenë më keq se i ati”, – shton ish-basketbollisti, i cili jeton në Londër.

Disa nga metodat e dh/unës së praktikuara nga Udaj Husein
• Futbollistët bur/goseshin dhe godi/teshin me dhjetëra herë, për disa ditë me radhë në shputën e këmbës dhe në kavilje. Kjo i detyronte që të mos ecnin dot për një kohë të gjatë.
• Detyroheshin të gjuanin me të gjithë forcën një top prej guri. • Futeshin në një ar/kivol prej hekuri, i cili kishte disa gozhdë që të ngu/leshin në shpinë dhe mbaheshin të mbyllur për një kohë të gjatë në ar/kivol.

• Tërhiqeshin zvarrë në një fushë me gurë dhe pasi lëkura e trupit u hiqej, u hidhej rërë sipër dhe më pas i fusnin trupat në
kanalet e ujërave të zeza, për t’i infektuar.
• Lidheshin në një tavolinë dhe godi/teshin me kam/xhik.
• I qethnin qeros nëse dështonin.
• U hiqnin vetullat.
• I mbanin të zhytur në ujë për një kohë të gjatë.
• Sportistët mbi 195 centimetra futeshin në një dhomë vetëm 120 centimetra të lartë, ku nuk kishte as hapësirë për t’u ulur në gjunjë. Sportistët detyroheshin që të improvizonin, kur njëri përkulej pak, tjetri ulej mbi prehrin e tjetrit.
MËNYRAT E VR/ASJEVE
• Përveç rasteve kur janë gjendur me plu/mb në kokë, apo të rra/hur keqazi, mënyra më e keqe e vr/asjeve ishte vaska me ujë, e cila ndodhej në nja nga dhomat e Komitetit Olimpik. Sportistët lidheshin në vaskë dhe uji nxehej aq shumë, sa ata digj/eshin të gjallë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here