Kushulla Banaj është bërë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, për të treguar historinë fatkeqe të djali të saj, për të cilin pretendon se është dënuar padrejtësisht me burgim të përjetshëm për një krim që nuk e ka bërë.

Në vitin 1997, gjatë një grabitje në një familje në Patos ka ngelur e vdekur gruaja e shtëpisë dhe fëmija e saj.

Pasi është kapur njëri nga autorët e kësaj ngjarje, ai ka përmendur emrin e Eduardit si një ndër grabitësit, por pa i cilësuar mbiemrin.

Policia ka arrestuar dhe burgosur djalin e Kushullës, që quhet Eduard, i cili sipas saj, ka qenë në Greqi ditën e grabitjes dhe për këtë gjë ajo thotë se ka prova të mjaftueshme, por nuk i vjen në ndihmë asnjë gjykatë.

Ajo ka treguar se pronari në Greqi ku ka punuar djali i saj, është i gatshëm të dëshmojë, e ka vërtetuar me një dokument që ai në atë periudhë kohe ka qenë në Greqi, dhe ditën e vrasjes Eduardi ishte i shtruar në spital.

Një nga këto prova nuk është marrë ende nën shqyrtim nga gjykata , thotë znj.Kumbulla, prandaj ajo ka ardhur në studion e Historia Ime për të kërkuar ndihmë. Ajo shprehet se djali i saj ka qenë një nxënës me nota të larta dhe ia ka dërguar të gjitha librat e Juridikut në burg për t’i lexuar.

Mirela Milori: Ju e çuat çështjen në shkallë të dytë.

Kushulla BanajPo në Apelin e Vlorës. Apeli i Vlorës as nuk e çau kokën fare. Nuk thirri asnjë dëshmitar. Avokati i Eduardit kishte biseduar dhe i kishte thënë që mund të sillnin edhe pronarin e Eduardit nga Greqia, ata nuk pranuan. Më pas e çova tek Gjykata e Lartë dhe ajo pranoi dy shkallët e gjyqësorit më pas e çoj në Gjykatë Kushtetuese.

Mirela Milori: Çfarë vendimi mori Gjykata Kushtetuese për këtë rast?

Kushulla BanajE ka rikthyer tek Gjykata e Lartë për rishikim të çështjes.

Mirela Milori: Sa vite ke që endesh gjyqeve?

Kushulla Banaj: Që 8 vite, i kam kërkuar të flas me Kryeministrin, Presidentin dhe nuk më kanë hapur derën. Në të gjitha institucionet i kam dërguar provat e çdo gjë. Asnjë nuk e çan kokën.

Mirela Milori: Eduardi e ka pranuar ndonjëherë, apo asnjëherë nuk ka firmosur asnjë gjë që ka qenë pjesëmarrës në atë ngjarje?

Kushulla BanajDjali im nuk njeh asnjë nga ata që kanë qenë pjesëmarrës në ngjarje, e ka thënë edhe në gjyq edhe nëpër shkresat. Ai ka qenë në emigrim, e kam çuar në shkollë jashtë sepse ka qenë me dhjeta tek motrat e mia. Aty nuk u rregullua dot me dokumente dhe punonte ku gjente punë.

Kur u kthye u kthye me idenë për të filluar shkollën dhe të krijonte jetën këtu. Filloi juridikun dhe tani i ka ngelur përgjysmë. Librat ja kam çuar në burg. Dënimin po e vuan në burgun e Peqinit. /tvklan.al

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here