Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka reaguar pas deklaratës së bujshme 4 ditë më parë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku tha se do të hapet një akademi barinjsh.

“Mund të bëj një sqarim në keqkuptimin e ndodhur në mbledhjen e kaluar. Një keqkuptim i ndodhur dhe me artikulimin e fjalës akademi.

Në lidhje me fjalën akademi kjo është një eksperiencë që nuk e kemi shpikur por e kemi parë në disa vende, Zvicra Anglia Spanja e kanë një qasje drejt zgjidhjes së problemit të migrimit të njerëzve nga profesioni i bujkut të cilët po përpiqen ti adresojnë duke dhënë mbështetje në formimin e tyre për ti angazhuar në këtë profesion.

E kemi konsultuar dhe me donatorët, që si drejtoreshë e AZHBE jam konsultuar dhe me universitetin bujqësor, që në 2018 kemi filluar të mbështesim stanet.

Është një program që do të vazhdojmë ta përforcojmë dhe ta ndihmojmë për të ruajtur traditën në fusha të tilla.

Kjo jo e shprehur vetëm në blegtori dhe zanatin e barinjve por dhe në zanatin e fermerëvë të rinj që i bashkohen trupës së bujqësisë. Ky ishte sqarimi që doja të bëja“, tha ministrja.

Në mbledhjen e mëparshme Krifca u shpreh se sektori i blegtorisë ndodhet në një moment kritik dhe për këtë arsye do të ketë disa iniciativa, duke shtuar se do të krijohet një akademi për barinjtë.

“E dimë që blegtoria ka një rënie, pasi është e vështirë, nuk duan njerëzit që të shkojnë në mal të jenë bari, është e vështirë, duan të bëjnë një profesion që është më i lehtë për ta. Pse nuk shkon ti të bëhesh bari? (iu drejtua ministrja njëri prej deputetëve) Nuk është vetëm çështje shkolle.

Është një profesion i trashëguar që duam ta ruajmë dhe çfarë do të bëjmë ne? Do të incentivojnë të rinjtë, do të shkojmë ti gjejmë, do të bëjmë një akademi për ata.

Do të bëjmë një grup njerëzish dhe do të themi, ti futu në këtë profesion, mbaje dhe ne do të subvencionojmë për këtë, jo për krerë por për faktin që ti e mban tufën” tha Krifca para 4 ditësh.

The post “Do hapim akademi barinjsh”, ministrja: U keqkuptua! Nuk e kemi shpikur, e kemi parë në disa vende appeared first on Roba Da Albanesi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here