Familja e Danjel Pepës i dyshuar si autor u zhdukjes së Klemend Pepajt dhe Vilson Çutajt në Malësinë e Madhe është futur në ngujim pas kërcënimeve që ka marrë nga familjarët e këtyre dy të fundit.

Nëna e Danielit në një rrëfim ka thënë se nuk ka asnjë informacion dhe është e gatshme të jap edhe jetën nëse dikush i jep lajmin se ku ndodhet trupi i djalit të saj dhe i dy të tjerëve.

“Burri është në polici, po jep dëshminë. Na kanë humbur dy djem të fisit dhe një tjetër. Ai që ma jep mua lajmin se ku ndodhen qoftë që janë gjallë qoftë të vdekur, unë do jepja jetën. Jam shumë e sëmurë, mos më ngacmoni. Asnjë informacion s’kemi nga policia. Unë jam e sëmurë, jam në varr. Si nënë mos më bëni të fluturoja para kohe”, tha nëna e Danielit për Report Tv.

Gjithashtu ka folur edhe motra e Klement Pepës. Ajo ka bërë me dije se babai i saj është së bashku me Policinë në mal për të kërkuar trupat.

“Babai është në mal tani. Me policinë është duke e kërkuar. Është një zone e pabanuar, shumë lart në Malësi”, është shprehu motra e Klement Pepës.

RDA NEWS

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here