Duket se ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj mund të jetë duke bërë disa lëvizje të forta sa i përket kandidimit të tij në zgjedhjet e 25 prillit. Së fundmi përflitet se ai do të kandidojë si pjesë e Partisë Socialiste dhe listat e kandidatëve janë ende në proces.

Gjatë një interviste të shkurtër të dhënë për “Euronews”, Sandër Lleshaj u shpreh se është pjesë e një ekipi politik dhe e ka lidhur jetën e tij me vende mjaft të sigurta.

“Së pari dua të them se kjo kohë është një kohë që më ka shërbyer dhe më ka dhënë mundësi që të gjej çaste të më menduar më thellë për veten, për të analizuar në qartë, komoditet për analizuar situatën politike. Unë jam pjesë e një ekipi politik, që drejtohet nga Edi Rama. Vazhdoj të jem pjesë e këtij ekipi politik por në një stol tjetër. Më shumë kam parë sesa kam folur, por ka qenë aktiv”.

“Unë nuk e kam lidhur jetën time me vende të sigurta. Motivi i përfshirjes time ka qenë përgjigjja ndaj një thirrje dhe bindja që kam diçka për të dhënë”, -u shpreh ai.

RDA NEWS

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here