Iliri dhe Donaldi vendosin t’i japin fund të gjithë debateve mes tyre.

Dyshja prej javësh ka shfrytëzuar thuajse çdo mundësi për të nxitur mosmarrëveshje mes njëri-tjetrit.

Kjo gjë është vendosur të ndryshojë që pas ditës së sotme.

Iliri i këshilluar nga Sabiani vendosi të sheshonte gjithë agravimin me Donaldin.

“I vetmi shqetësim që kam pasur ishte akuza jote për ngacmim ndaj Semit dhe ndaj vajzave. Atë unë nuk e përtyp dot”,- tha Iliri.

Donaldi nga ana tjetër mbështeti faktin se diskutimet mes tyre duhet të marrin fund. Ai nuk nguroi të kërkonte as falje për akuzat e thëna.

“Nuk kam dashur të të prek në asnjë moment, për atë pjesë të kërkoj shumë falje”,- tha ai.

Pajtimi mes tyre entuziasmoi tepër edhe Sabianin i cili kishte ditë që e uronte këtë gjë.

The post Donaldi dhe Iliri pajtohen me njëri-tjetrin appeared first on Roba Da Albanesi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here