Uzina e bakrit Rubik Procesi i elektrolizës se bakrit në uzinën e bakrit Rubik. Në vitin 1988 ari dhe argjendi i prodhuar nga Uzina e Bakrit Rubik dhe i depozituar në Bankën e Shtetit Shqiptar u standardizua dhe u depozitua në një Bankë të Zvicrës. Ari Shqiptar i standardizuar në Bankën e Zvicrës Prodhimi i arit nga Uzina e Bakrit RUBIK ndër vite

Nga statistikat del se sasia e arit të nxjerrë nga nëntoka deri në vitin 2001 nga gjithë bota është 145 000 ton. Në SHBA janë depozitat më të mëdha të arit pasuar nga Gjermania. Ndërsa Afeika e Jugut ka rezervat (të zbuluara) më të mëdha në të gjithë botën. Në Johanesburg janë të përqendruara minierat më të mëdha të arit, ndërsa Rusia është sot prodhuesja më e madhe e arit në Evropë, e cila në vitin 2001 prodhoi rreth 152 ton. Suedia 5 ton. ndërsa Spanja prodhoi 3.3 ton. Ari, bakri dhe argjend, janë gjendur fillimisht në gjendje metalike (native) në koren e tokës. Janë rreth 60 shtete në botë që e nxjerrin akoma dhe sot arin në forme metalike me proces hidro-metalurgjik.

Ku gjendet ari?

  • Sasi të vogla ne te gjithë shkëmbinjtë me origjine vullkanike. Xeherorë të tillë

mund të kenë përmbajtje ari deri 30 gr/ton

2-    Ari gjendet në damarët qe janë në formë pyke të bllokuar mes shtresave kuarcore.

  • Në lumenj. Gradualisht, damarët që kanë ar dhe që i rreh dielli, shirat dhe era çahen dhe ari i grimcuar brenda del që andej. Pastaj grumbullohen në grykën e lumenjve dhe në lumenj në trajtë thërrmijash ose kokrra te vogla. Ky lloj ari njihet si ari aluvial ose depozitues.
  • Në sipërfaqen e tokës: Disa here mbi sipërfaqen e tokës janë gjetur dhe gjenden akoma copa ari me forma të ndryshme të cilat janë vendosur kuturu. Këto copa disa herë mund to arrijnë përmasa të jashtëzakonshme. Më i madhi qe është gjetur deri tani është gjetur në Australi që quhej “I pa njohuri, i mirëprituri” dhe peshonte rreth 70 kg. Ky zbulim u bë në vitin 1869 në shtetin australian të Viktorias. Sot copat e arit që mund të jenë të vogla sa një kokë shkrepëse janë më të rrallë se diamantet e çmuara.
  • 482058527

Një pjesë e arit përdorët ende për të prodhuar monedha. Vendi ku bëhen monedhat dhe që është prodhuesi me madh në botë është Perthi në Australinë Perëndimore. Prodhim monedhash ka edhe në vende të tjera, por nuk hidhen në qarkullim. Në qarkullim janë vetëm medaljet që jepen nëpër kampionate. Sot ari është kthyer ne lingota dhe, mbahet si vlerë bankare. SH B A kanë në depot e tyre numrin më të madh të lingotave të arit. Sot rreth 80 % e arit që nxirret (rreth 1600 ton) përpunohet për të bërë bizhuteri. Çdo vit rreth 200 ton ar përdoret për te prodhuar pajisje elektronike, televizorë, video, celular, kompjuterë, etj. Edhe CP-të e cilësisë së lartë kanë një shtrese të hollë ari. që garanton cilësinë e tij. Përmbajtja e Arit në vendburimet bakërmbajtëse të Mirditës luhatet nga 0.5 deri 2.5 gr/ton dhe në raste të veçanta.

Në blloqe minerali. në përmbajtje të lartë ka; në bllokun minerar të Gurthit, Munellë dhe në ish-minierën e Kurbneshit. Përmbajtja e Arit arriti mbi 7 gr/ton. Laboratori i Uzinës se Bakrit Rubik ka meritën e ndjekjes në vazhdimësi të përmbajtjes së Arit. Argjendit. Selenit etj., që nga mineralet e deri në standardizimin e produktit përfundimtare. Ka një raport të rregullt midis përmbajtjes së bakrit, arit. argjendit dhe platinit në strukturat e ndryshme mineralogjike të mineralit bakërmbajtës. Përmbajtja e Argjendit p.sh. është 12-15 herë më e lartë se përmbajtja e Arit. Ari në vendburimet e Mirditës është përqendruar kryesisht në xeheroret e Perlatit, Spaçit, Gurthit, Munellës, Çaf-Bari etj

 

Nga disa analiza të bëra ne Afrikën e Jugut del se në sterilet e depozituara në dambat e fabrikës se Kurbneshit. Rrepsit dhe Rrëshenit. Përmbajtja e Arit luhatet nga 0. 8 deri në 3 gr/ton. Pjesa më e madhe e sterileve nuk janë depozituar nëpër damba për t’u ripërpunuar më vonë por kanë marrë rrugën për në lumë.

Argjendi

Argjendi është metal fisnik i bardhë, është i butë dhe me plasticitet shumë të mirë. Është metal me qëndrueshmëri të mirë kimike. Tretet lehtë në acid nitrik, në acid sulfurik të nxehtë dhe në tretësira alkaline të cianureve Argjend. Gjendet shpesh në trajtë të lirë, së bashku me arin, bakrin, antimonin, mërkurin etj. Temperatura e shkrirjes së argjendit është 960 5°C, fortësia sipas Brinelit. kg/cm2 është 25 ndërsa sipas Mosit është 2.7. Gjateë tretjes në ujë mbretëror formohet një sasi AgCI që më pas tretet në solucion. Acidet organike dhe bazat nuk veprojnë mbi Argjendin. Kripërat e Argjendit si AgNO3. AgCI. Ag2J etj, paraqesin interes praktik. Argjendi njihet që nga antikiteti. Emri i tij vjen nga greqishtja e vjetër “Argos” që do të thotë i shndritshëm

Argjendi ka aftësi pasqyruese, telëzohet dhe petëzohet mire. Për shkak të butësisë sikurse dhe ari nuk përdoret kurrë i pastër, por gjithnjë në trajte lidhjesh metalike me bakrin (80-90%Ag). Përdoret shumë në punimet artistike, në elektroteknike si përcjellës i mirë i elektricitetit, përdoret në veshjen e metaleve jo fisnikë për t’i zbukuruar dhe mbrojtur nga oksidimi. Lidhjet Ag – Pd (0-30%Ag) përdoret si katalizator për hidrogjenimin e acitilenit. Gjatë shkrirjes thith një sasi të konsiderueshme oksigjeni por gjatë ftohjes së masës së shkrirë oksigjeni tenton të dalë duke formuar në sipërfaqe një krater të vogël. Ndaj duhet kujdes gjatë shkrirjes dhe në procesin e derdhjes së argjendit që të mos ngopet me gazra, duke krijuar mundësinë e këputjes së tij gjatë telëzimit, Duhet të pendoret flakë reduktuese në procesin e shkrirjes dhe derdhjes. Është i qëndrueshëm ndaj oksidimit. Humbja e shkëlqimit të objekteve prej argjendi shpjegohet me formimin e sulfurit të tij Ag2S nën veprimin e sulfurit të hidrogjenit që ndodhet në atmosferë.

Që në vitin 326 p.Kr. u zbulua se argjendi ruante ujin nga prishja. Vërtetohet se Ag ngordhte disa mikro-organizma që shkaktojnë sëmundje në stomak dhe zorrë. Pra mjafton disa të miliontat e gramit të tretur në ujë për ta mbajtur atë sterile për një kohë të gjatë. Po të vërejmë me kujdes del se të gjitha substancat edhe elementët kimikë të pastër treten pak në ujë. Ky fenomen ndodh edhe tek argjendi, mjafton që uji të bjerë në kontakt me argjendin. Vetia mikrob-mbytëse e argjendit dhe kripërave të tij po bën të mundur përdorimin e tij gjerësisht në mjekësi për shërimin e sëmundjeve të lëkurës qofshin këto edhe kanceroze, për shërimin e plagëve, djegieve, për përgatitjen e garzave dhe pambukut të sterilizuar, për pastrimin e ujit etj.

Nitrati i argjendit po përdoret në mjekësi kundër inflamacioneve të mukozës së gojës, në përpunimin paraprak të lëkurës për eliminimin e ekzemave profesionale për heqjen e kallove, kallositatës, lythat, herpes zoster etj. Për dhëmbët dentistët përdorin një aliazh argjend: platin respektivisht 2 me 1 platinoidin. Për mbushjen e dhëmbëve përdoret një përzierje argjendi, ar, kallaj dhe mërkuri. Shumë kohë është përdorur guri i xhehnemit për të djegur puçrrat e lëkurës. Ky përgatitet nga përzierja e nitratit të argjendit me nitratin e kaliumit në formë kalemi.

Ag është bashkëshoqërues me bakrin, arin, platinin, kromin, mërkurin dhe antimonin. Shumica e prodhimit të argjendit në botv është nvn produkt i përpunimit të xeheroreve tv bakrit, zinkut, plumbit, arit si dhe nga xeheroret natyrorë. Përftohet me anë të amalgamimit, cianurimit ose me shkrirje. Në mineralet e bakrit në Mirditë, përmbajtja e Argjendit është relativisht e lartë. Prodhimi i argjendit në Uzinën e Bakrit Rubik erdhi si nënprodukt i përpunimit të mineraleve bakërmbajtës.

Pirustët banorët e parë të Mirditës se sotme janë marrë me nxjerrjen dhe përpunimin e argjendit. Puna e tyre si argjendarë të zotë vazhdoi deri nëe Mesjetë shekull i VIII  Karl Pac shkruante  në nëntokën e Mirditës gjenden tre burime argjendi pak a shumë në verilindje të qytetit të Lezhës. Edhe sot në Mirditë mund të gjesh stoli argjendi me një punim artistik tëe mrekullueshëm. Prodhimi i argjendit nga stërnipërit e pirustëve u rishfaq pas vitit 1966 në Uzinën e Bakrit Rubik. Deri në vitin 1990 uzina e Rubikut prodhoi rreth 25 ton argjend me një përmbajtje 99.90% Ag. Ai u përdor për shumë vite në disa ndërmarrje artistike te Tiranës, Shkodrës, Kavajës etj. Pjesa më e madhe u depozitua në BSHSH si metal i çmuar krahas arit. Prodhimi i Argjendit nga Uzina e Bakrit RUBIK ndër vite është:

Viti  1968         117 kg            Viti     1979    1759.5 kg

1969            „                              1980    1565.5 kg.

1970            „                              1981    1757 kg.

1971            „                              1982     2041.6 kg.

1972         914 kg.                       1983     2147.4 kg.

1973             ,,                             1984    1907.4.

1974        960.3 kg.                     1985    1714.6 kg.

1975        507.6 kg.                     1986    562.6 kg.

1976        711.3 kg.                    1987    1503.08 kg.

1977        1680 kg.                      1988    1679.65 kg.

1978        1658 kg.                      1989    1614.6 kg

1990        1502.33 kg

 

Për çdo kallëp Argjendi që do dorëzohej pranë Thesarit të Shtetit në BSHSH. uzina e Rubikut e shoqëronte me një vlerësim cilësor dhe i vendoste stampën:

Uzina e Bakrit Rubik 99.90% Ag Toleranca e gabimin për Arin ishte 0,06%. Në vitin 1988 kjo sasi argjendi e prodhuar nga UBRubik dhe e depozituar në Thesarin e Shtetit u dërgua për standardizim dhe depozitim në Union Bank Zvicër. Nikoll MARKU-ish-përgjegjës në Uzinën e Bakrit Rubik në linjën e prodhimit të arit

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here