Dy foshnja binjake, 20-muajshe u gjetën të vdekura brenda një makine në parkingun e një çerdheje në Karolinën e Jugut. Dyshohet se foshnjat ishin lënë në makinë për më shumë se 9 orë, thanë autoritetet të enjten (2 shtator). Prindërit i gjetën pa shenja  jete fëmijët kur u kthyen në makinë, thanë hetuesit.

Binjakët Bryson dhe Brayden McDaniel mendohet se ishin lënë harruar për 9 orë brenda makinës dhe kanë humbur jetën nga ekspozimi ndaj nxehtësisë, tha mjeku ligjor në një konferencë shtypi.

Hetimet dhe testime më të hollësishme do të kryhen gjatë javëve të ardhshme për të zbuluar shkaqet e plota të ngjarjes.

Policia nuk ka bërë me dije emrat e prindërve duke thënë se rasti është ende duke u hetuar

“Ne nuk mund të flasim se si ose pse fëmijët u lanë në makinë për kaq gjatë në makinë.”

“Nëse ky ishte një aksident fatkeq ne lutemi që familja të gjejë paqe, por nëse është një vepër penale ne do të vendosim drejtësinë për këto foshnja.

OraNews

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here