Së fundmi në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku dy punonjës të Policisë Bashkiake shihen që rrëzojnë në tokë një të moshuar, si dhe i hedhin shkopin, i cili e ndihmonte që të ecte. Videoja solli reagime të forta që nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi te Avokati i Popullit e deru te Presidenca, të cilët kërkuan vetëpërmbajtje nga ana e punonjësve.

Ditën e sotme raportohet se dy punonjësit e Policisë Bashkiake që janë filmuar në incident janë shkarkuar nga detyra. Sipas Newsbomb.al sapo ngjarja është bërë publike, ndaj dy policëve është masa e largimit nga detyra.

Video Player

00:00
00:22

Kujtojmë se ditën e djeshme u publikua një tjetër video e rëndë me protagonistë policët bashkiakë.Nga pamjet shihet sesi efektivët i kanë marrë arkat me të cilat një e moshuar shiste në rrugë dhe ia kanë derdhur përtokë nëpër asfalt.

Video Player

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here