Ngjarja ndodhi në Fshatin Mes të Postribes, në njësine administrative Rrethina. Njëri nga vëllezërit është plagosur me armë zjarri ndërsa tjetri është goditur me sende të forta. Shkak i kësaj ngjarje u be konflikti për pronën. Xhevahir Fikaj, autori i dyshuar, pretendon se ka blere një siperfaqe toke bujqesore nga një tjeter shtetas dhe pasi ka paguar paratë ka marrë edhe letrat e rregullta të tokës.

Por kur është kthyer në fshat, ai është perplasur më vellezerit Lad dhe Ilir Gruda pasi edhe këta të fundit pretendonin se një pjesë e tokës është e tyre. Konflikti ka vijuar prej disa ditësh, derisa këtë të mërkurë u përdoren edhe armët e zjarret dhe mjetet e forta. Policia dyshon se Xhevahir

Fikaj ka qëlluar me sende të forta shtetasi Lad Gruda e më pas përplasja është përshkallezuar derisa Fikaj ka marrë edhe pistoletën duke qëlluar ndaj vëllait tjetër Ilir Gruda duke e lënë të plagosur. Ata janë transportuar për në spitalin e Shkodrës ku ndodhen jashtë rrezikut për jeten.

Uniformat blu kanë shpallur në kërkim autorin i cili me pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here