Pavarësisht se maskat janë me detyrim në Itali, si numri i të infektuarve dhe numri i personave që kanë humbur jetën është rritur në mënyrë të frikshme.

Në 24 orët e fundit në Itali janë konfirmuar 8,804 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që totali i të infektuarve në vend shkoi në 381,602.

Po ashtu brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 83 raste të ppersonave që kanë humbur jetën dhe numri total ka kapur shifrën 36,372.

99,266 raste janë ende aktive në Itali, ndërkohë që në 24 orët e fundit, autoritetet e Shëndetit analizuan 162.932 tamponë, 10.736 më pak se dje kur u bënë 152.196 teste.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here