Një ish-gjimnaste, e cila përflitet se ka pasur binjakë me Vladimir Putin, është zhdukur nga syri i publikut. Alina Kabaeva, fituese e medaljes së artë olimpike, nuk është parë që nga viti 2018.

Në atë kohë ajo ishte shtatzënë me Presidentin rus dhe se në muajin prill kishte lindur binjakët në një klinikë në Moskë. Sipas The Sun në Rusi tashmë janë shqetësuar për fatin e saj, sepse nuk dinë asgjë prej gati 2 vitesh.

Alina është një nga sportistet më të dekoruara në historinë e gjimnastikës, me 2 medalje olimpike, 14 medalje në Kampionatin Botëror dhe 25 medalje në Kampionatin Evropian.

Pasi u tërhoq nga sporti, ajo iu fut politikës dhe u bë Anëtare e Parlamentit të Partisë së Rusisë së Bashkuar të Putinit. Gjithashtu ajo ka pozuar gjysmë e zhveshur në një revistë, është shfaqur në një film si dhe ka provuar edhe karrierën si këngëtare.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here