Dy turistët nga Maqedonia e Veriut, të cilët prej 6 vitesh kishin zgjedhur plazhin e Spillesë për të pushuar, janë mbytur sot në det.Ato janë identifikuar nga autoritetet dhe sipas Top Channel, viktimat janë Riste Damkovski 77 vjeç dhe Cvetko Mitanonovki, 79-vjeç. Dy shokët e ngushtë nga Bitola kishin ardhur bashkë me një grup prej 52 personash për të shijuar bregdetin shqiptar.Pasi kishin konsumuar drekën, 3 prej tyre ata u futën në det, por vetëm njëri arriti të dilte gjallë. Njëri prej viktimave, 79-vjeçari Cvetko Mitanonovki vuante nga smundje të zemrës. Kjo ishte dita e 4 që qëndronin në Spille.

Nderkaqe mesohet se diten e sotme dhe nje 59 vjecar pushues nga Kosova ka humbur jeten ne Plazhin e Velipojes.

Ngushellime famlijareve per humbjet e tyre. Pushofshin ne paqe shpirtrat e tyre .

Netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here