Agjencia botërore meteorologjike Severe Weather paralajmëron një rrezik të mundshëm për shtetet e Gadishullit Ballkanit për shkak të një stuhie qe pritet te perfshije vendet.Pas valës së të nxehtit që goditi tërë pjesën juglindore të Evropës dhe Turqisë, sipas ekspertëve të kësaj agjencie, mot i ndryshueshëm do të përcjell disa vende të Ballkanit, ku do të përfundojë me stuhi deri në Greqi.

E vendet me rrezikshmëri të lartë po cilësohen Kroacia, Bosnjë, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut – ku erërat e forta mund të shkaktojnë dëme – të përcjellura me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbysje e madje edhe tornado.

Ndryshimi i motit është paralajmëruar të ndodh nga enjtja, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë luhatje të theksuar që do ta vërenin në masë të madhe edhe qytetarët.

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here