Mbrëmjen e djeshme në Novi Pazar të Serbisë është vrarë një biznesmen shqiptar nga Kosova, pronar i një agjencie turistike në Prishtinë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Viktima është Selajdin Janjeva, pronari i agjencisë turistike “Selo Tours” nga Prishtina, ndërsa ka mbetur i plagosur baxhanaku i tij.

Mediat serbe kanë publikuar pamjet e shkëmbimit me armë zjarri nga kamerat e sigurisë. Autori pasi i ka qëlluar është larguar me shpejtësi dhe ende nuk është arrestuar.

Ende nuk dihen rrethanat e vrasjes, por sipas dëshmitarëve okularë viktima po qëndronte pranë një lokali, ku fillimisht pati një grindje dhe më pas u dëgjuan disa të shtëna.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here