Igli Zarka sot ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP.

Largimi i aktorit të njohur nga shtëpia, për banorët u bë i ditur përmes një zarfi të zi që arriti në shtëpi ku dhe u mësuan arsyet e largimit.

Kjo i ka habítur dhe shqétësuar banorët të cilët kanë hamendésuar se ai vùante nga apàndesiti.

“Banorë, Vëllai i Madh ka një komunikim zyrtar për ju. Ju informojmë se për arsye shëndetësore banori Igli Zarka, ka vendosur të lërë në mënyrë të menjëhershme shtëpinë e Big Brother. Gjendja e tij shëndetësore tani është e mirë, por ka nevojë të marrë shërbimin nevojshëm jashtë shtëpisë”, thuhej në mesazhin e dërguar nga Vëllai i Madh.
Banorët thanë se Igli kishte probleme me apàndesitin, apo siç njihet ndryshe në gjuhën popullore si “zorra qorrë”.

Banorët kanë mbetur të hùtuar nga ky mesazh, derisa e kanë pasur të paqartë nëse Igli do të kthehet përsëri në shtëpi.

Tutje atyre i është thënë që t’ia bëjnë rrobat gati. Igli hyri në shtëpinë e Big Brother VIP të martën e kaluar.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here