Aktori Thomas Jefferson Byrd është qëlluar për vdekje në Atlanta, Georgia.

Sipas Departamentit të Policisë në Atlanta ai u qëllua me armë zjarri të shtunën në 1:45 të mëngjesit. Policia fillimisht deklaroi për një person të qëlluar, i cili më vonë u identifikua si Byrd dhe u shpall i vdekur nga plagët e shumta me armë zjarri në shpinë.

Përgjigjet nga departamenti i policisë theksuan se këto janë informacionet e para dhe se duhet të presim për gjërat e tjera shkruan CNN.

Byrd ka lindur në Griffin, në jug të Atlantës. Ai mori një diplomë bachelor nga kolegji Morris Broën në Atlanta dhe një master nga Instituti i Arteve në Kaliforni.

Byrd ishte një aktor skenik. Si aktor filmi, Byrd punoi me regjisorin Spike Lee në shumë projekte përfshirë “He Got Game”, “Get on the Bus” dhe “Clockers”.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here