Një vajzë 14 vjeçare ndërsa ishte në një party, u drogua dhe u përdhunua nga pesë djem të rritur. Prej tyre vetëm dy janë burgosur, ndërsa të tjerët nuk janë kapur. Phillipa Briggs, nga Buckinghamshire, ishte në një party kur ajo u përdhunua nga disa djem, në një komplot të thurur nga shoqja e saj e ngushtë. Nëse dikur i vinte turp sot Philippa ka hequr dorë nga anonimiteti për të ndarë historinë e saj të trishtë.

Nuk do ta harroj kurrë mbrëmjen e tmerrshme që ndryshoi tërë jetën time. Ishte një natë me dëborë në dhjetor të vitit 2009 dhe isha duke shkuar në një festë me shoqen time Zhaninën. Ne ishim njohur në shtëpinë e fëmijëve ku kishim jetuar të dyja. Isha gjashtë vjeç kur u birësova, por nuk arrita të komunikoja shumë me ta. Një periudhë nisa tu hapja shumë telashe atyre, dhë më rikthyen sërish në shtëpinë e fëmijës për tu menduar se çdo të bënin më vonë me mua. Aty rrija shumë me shoqen time Zhaninën, e cila shkonte gjithnjë në party të ndryshme ku kishte shumë të rinj. Doja shumë që të të përshtatesha me Zhaninën dhe miqtë e saj, por nuk doja të thyeja as rregullat. Në orën 20:00 duhet të kthehesha në shtëpi, pasi ndryshe stafi mund të thërriste policinë dhe të hyja sërish në telashe, tregon vajza.

Por sapo arritën në parti, vajzat panë se kishte shumë njerëz të mbledhur brenda në një shtëpi të vogël. Shumica e tyre ishin duke pirë dhe duke marrë drogë. Muzika ishte shurdhuese. ‘Një djalë që e njihte Zhaninën erdhi dhe na u ngjit pas. Unë menjëherë u ndjeva e parehatshme. Ai më ofroi një vodka, por unë kërkova një lëng portokalli. Ai këmbënguli. Por vetëm pak minuta pasi piva një gllënjkë nga pija koka ime filloi të shpërthente. Kërkova për shoqen time po nuk po e gjeja asgjëkundi. U ndjeva aq e trullosur sa nuk mund të nxirrja asnjë fjalë.

Pastaj gjithçka u bë zi. Kur hapa sytë, isha në një dysheme të ftohtë të banjës dhe vizioni im ishte i paqartë. U përpoqa të ngrihesha, por për tmerrin tim e kuptova që unë kisha mbi vete një peshë jashtëzakonisht të rëndë. Tmerri u shtua edhe më shumë kur kuptova se një njeri ishte sipër meje. Unë nuk mund ta shihja fytyrën dhe kur hapa gojën për të bërtitur, ai ma bllokonte. Isha e vetëdijshme se po më përdhunonte por isha shumë e dobët për ta ndalur,’’ rrëfen ajo tmerrin e përjetuar.

Humba sërish ndjenjat dhe kur u zgjua përsëri, isha vetëm. Dhimbja u përplas me mua ndërsa përpiqesha të ngrihesha dhe pashë këmbët e mia që ishin të mbuluara me gjak. Unë bërtita dhe godita me sa fuqi derën e asaj shtëpie, derisa më në fund, Zhanina erdhi për të marrë mua. Dukesha si një viktimë nga një film horror. Zhanina thjesht më nxori nga shtëpia po nuk më ndihmoi më tej, tha Filipa

hapur.al

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here