TIRANË

Një tjetër lajm tragjik nga koronavirusi. Një 17-vjeçar ka humbur jetën nga virusi i rrezikshëm, në vendin tonë.Mësohet se adoleshenti nga Elbasani ishte i shtruar prej një jave te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi” dhe burime zyrtare thanë se 17-vjecari nuk vuante nga asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.

Gazetari Erjon Skëndaj tha për “BalkanWeb” se gjendja shëndetësore e 17-vjeçarit ka qenë shumë e rënduar, me 100% të mushkërisë të prekur nga koronavirusi. Gjendja e tij ishte përkeqësuar më tej në 24 orët e fundit, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.


Siç raporton gazetari Skëndaj, adoleshenti ishte i shtruar te Covid-2 së bashku me dy prindërit e tij, ku nëna ka dalë, ndërsa babai vijon të jetë i shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore.

17-vjeçari kishte mbërritur në spital me mushkërinë thuajse 100% të prekur, në stadin e katërt, në gjendjen më të rënduar shëndetësore. Sipas informacioneve, ai kishte qënduar gjatë gjithë javës në terapi intensive, ndërsa katër ditët e fundit ka qenë në intubim.

 

 

(BalkanWeb)

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here