Ish-portieri i Skënderbeut dhe i Kombëtares, Mihallaq Kita, është ndarë nga jeta.

Për shumë kohë Kita ia kushtoi jetën sportit, teksa në qytetin juglindor ka kontribuar qysh pas viteve 1950 e në vazhdim.

Ai njihet për dashurinë për portën dhe gjetjen e talenteve të rinj, që ndihmuan Skënderbeun për dekada në futboll.

Lajmi i trishtë jepet nga ish-kolegu në fushë dhe miku i tij, Zeni Çela.

Ish-sulmuesi kujton kohët e arta të sportit në Korçë së bashku me Mihallaqin, teksa i kërkon klubit të Skënderbeut nderimin e figurës së Kitës.

“Sot, me hidhërim mësova se ndërroi jetë ikona e futbollit të Ekipit të Skënderbeut të Korçës dhe portieri i Kombëtares Shqiptare, Mihallaq Kita.

Ai nderoi Skënderbeun e Korçës dhe Ekipin Kombëtar Shqiptar ne vitet 1950 e ne vazhdim.

Për mua adoleshent, ne moshën 16 ,17 vjeçar i pasionuar pas futbollit , trajneri Tato Bimbli dhe Spiro Koca me tërhoqën ne skuadrën e pare te Skënderbeut ku u njoha me Mihallaqin.

Me ka ngelur ne kujtese një dite kur isha maturant ne Shkollën Pedagogjike Petro Nini Luarasi ne Korçë ,vjen Mihallaqi ne shkolle, me nxjerr nga mësimi dhe me thotë je zgjedhur me ekipin e pare. Me shoqëroi tek mjeku dhe ne laboratorin e analizave.

I emocionuar qe me zgjodhën te luaja futboll me skuadren e pare, krahas futbollisteve te shquar Mihallaq Kita ,Pilo Qirinxhi , Petro Mile ,Kosta Koca ,Viktor Prodani,Rapo Sholla, Niko Andrea ,Trajan Veriga etj prita me padurim fillimin e Kampionatit ku ndeshja e pare Skënderbeut i ra me Dinamon e Shkodres…

Për mua ndeshja e pare do ngelet e paharruar sepse unë adoleshenti 17 vjecar luajta me nr 7 ,sulmues i djathte realizova golin e barazimit dhe ndeshja përfundoi 2 :2. Mihallaqi pas ndeshjes me uroi, me falënderoi dhe e falënderova edhe unë sepse përveç trajnerëve Mihallaqi me mësoi truket e realizimit te golit dhe penalltive.

Faleminderit shpirtit dhe zemrës se madhe te mjeshtrit Mihallaq kita. U prehtë ne Paqe Njeriu me zemër te madhe, i sakrificës dhe mësues i palodhur për futbollistet e rinj.

Tani mbusha 85 vjet, kam përvoje si lojtar dhe trajner një jete te tere dhe mendoj dhe i sugjeroj klubit sportiv Skënderbeu dhe FSHF qe Mihallaqit ti akordohet titulli me i larte”, shkruan Zeni Çela.

The post E trishtë, ndahet nga jeta ish-portieri i Skënderbeut të Korçës dhe Kombëtares appeared first on Roba Da Albanesi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here