Korça humbet një emblemë të arsimit, ndahet nga jeta mësuese Zhaneta Kita.

Humbje për arsimin korçar vjen ndarja nga jeta e një mësueseje të respektuar që ka dëshmuar përkushtim për ti dhënë dije disa gjeneratave të nxënësve.

Është shuar në moshën 60 vjeçare Zhaneta Kita, e cila kujtohet me nderim nga ata breza që u ka dhënë mësim në shkollat e qytetit të Korçës.

‘Me shumë respekt kujtojmë karrierën e saj profesionale, 39 vjeçare.

Kujtojmë përkushtimin e saj për punën si arsimtare e palodhur e cila me një pasion të jashtëzakonshëm mbushte plot dije auditoret ku ajo shkelte, në arsimimin e këtij qyteti dhe nxjerrjen e shumë breza nxënësish.

Përvoja e saj ka mbetur në shumë prej shkollave ku ajo punoi dhe ka lënë gjurmë me mendimin dhe fjalën e saj.

Korça Report

 

The post E trishtë! Ndahet nga jeta mësuese Kita, prej 39 vitesh jepte mësim në Korçë appeared first on Roba Da Albanesi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here