Edhe pse e verbër, Jessica Lauser është e pathyeshme në tabelën e shahut. Ajo luan shpejt, duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarëve të saj.

Suksesi i saj në lojë ka marrë shumë vlerësime të mëdha, ajo ka fituar edhe kundër shahistëve më të mirë në botë, shkruan CNN.

Për Lauser, 41 vjeç, shahu ka qenë një fiksim dhe argëtim i zjarrtë që nga klasa e dytë. Ajo është mbështetur në të, për ta kapërcyer fëmijërinë e saj të vështirë.

Lauser ka qenë e verbër pothuajse tërë jetën e saj. Ajo lindi katër muaj para kohe dhe kishte nevojë për oksigjen, duke ia dëmtuar kështu sytë.

Për shkak të kësaj gjendje, njëri sy i saj është plotësisht i verbër, e në tjetrin ajo ka shikim 20/480. Kjo do të thotë se fusha e saj vizuale është shumë e kufizuar dhe se ajo ka pak ose aspak perceptim të thellësisë.

Për sytë e saj, pjesët e shahut duken të paqarta dhe të shtrembëruara, por ajo thotë se e do lojën dhe asnjëherë nuk e ka lejuar aftësinë e kufizuar ta pengojë këtë pasion.

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here