Shefja e Shërbimit të pavionit të Infektivit, Najada Çomo në konferencë që po mbahet për shtrëngimin e masave kufizuese këtë të mërkurë, ngriti alarmin mbi shtimin e numrit të vdekjeve te moshat e reja.

Çomo tha se është shtuar numri i pacientëve të moshave të reja pas sëmundje të tjera të cilët paraqiten në spital në gjendje të rëndë dhe më pas humbin jetën nga ky virus. “Një informacion të shkurtër lidhur me pacientët e shtruar në Covid 1, 3 dhe 4. Kemi një shtim të numrit të rasteve të shtruara në spitale, është shtuar numri i moshave të reja, të cilët kanë shfaqur dhe forma të rënda.

Marrja e këtyre masave është e detyruar për shkak të shtimit të numrave. Fluksi është ende i papërballueshëm, por popullata shqiptare mund ti përgjigjet stërmundimit të mjekëve. Do të punojmë me çdo kusht, deri në pacientin e fundit, por qytetarët duhet të na mirëkuptojnë ne”, tha ajo.

Ndërsa drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se mesatarja e rasteve ditore ka shkuar në 1080, ku ka një rritje të pacientëve të moshave nga 15-34 vjeç.

“Shpejtësia me të cilin po përhapet infeksioni, dhe të dhënat që kemi nga ISHP na tregojnë se kemi mundësinë e qarkullimit të mutacionit të ri të Covid.

Duhet të jemi të qartë se respektimi i masave, puna online, mësimi përmes internetit dhe të gjitha masat e tjera të nevojshme”- tha Fico.

Shekulli

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here