Një elektriçist ka rënë nga shtylla e tensionit, ku po kryente punime në Himarë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, në fshatin Kuç të Himarës. Policia njofton se 37-vjeçari me iniciale S.P., punonjës i OSSHE-së, ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet nëse punonjësi po punonte sipas rregullave të caktuara, me mjetet e duhura mbrojtëse.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al

The post Elektriçisti bie nga shtylla, niset drejt spitalit appeared first on Roba Da Albanesi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here