Ajo sot është një nga këngëtarët më të mira të muzikës popullore, por 30 vjet më parë Eli Fara ka qenë mësuese e ciklit fillor në zonën e Korçës. Në një klasë të improvizuar në E Diell moderatorët u vunë në rolin e nxënësve, Manushi në rolin e drejtorit të shkollës ndërsa Eli Fara si mësuese.

Kur u pyet sesi i kujtonte ditët e para të martesës së saj asokohe, në shtëpinë e ish-bashkëshortit Eli Fara i kujton përmes disa episodeve.

“Unë isha në shkollë kur u martova – tha Eli, janë ca historira që nuk thuhen, por mbaj mend që isha shumë e turpshme dhe nuk haja bukë. Nëse nuk më jepnin të haja, rrija pa ngrënë-habiti me deklaratën e saj ajo.

Këngëtarja pohoi se i respektonte të gjitha zakonet e shtëpisë tamam si një nuse me taban.

Pyetjes se kur filloi të hante tamam bukë, Eli Fara i dha një përgjigje epike:

“Kur u ndava”!

Ajo ndër të tjera tha se në kohën kur punonte mësuese, djemtë i mbante pak më shumë me hatër se vajzat, sidomos ata çapkënë, ndonjëherë vinte edhe katra, por nuk e tepronte.

Hartimi që i ka berë më shumë përshtypje ka qenë i një nxënësje që e përshkruante mësuesen Elin, të bukur dhe me thonj të gjatë.

“Në vitet `80 mbajtja e thonjve të gjatë në Shqipëri konsiderohej shumë moderne për kohën dhe ndaj më ka mbetur në mendje” – kujtoi duke buzëqeshur Eli Fara.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here