Ajo duket shumë në formë e veshur me bikini, aq sa komentuesit nuk dinë të dallojnë kush është e ema dhe kush e bija, pasi duken si motra. Edhe kur kishte ditëlindjen, përveç urimeve, nuk munguan edhe komentet në lidhje me formën e mirë fizike dhe dukjen e re të Elit, ku mes tyre kishte nga ata që shkruanin me pak humor se, “Eli ka mbi 50 vite që feston vetëm 20-vjetorin”.

Eli edhe këtë herë festoi krah vajzës dhe miqve, ndërkohë që statusi i saj vazhdon të jetë single. Madje, komentuesit kanë konstatuar herë pas here se sekreti i rinisë së saj lidhet pikërisht me faktin që ajo prej vitesh nuk ka një bashkëshort në krah dhe kjo është një arsye që të mos e njohë plakjen, pasi bashkë me mungesën e burrit ka shmangur edhe streset e një martese.

Eli është nëna e një vajze të vetme, Marinës, nga martesa e saj në Korçë, së cilës i dha fund para shumë vitesh. Ajo u martuar në moshë të re dhe pak kohë pas martesës iu desh të ndahej nga bashkëshorti pas dënimit të tij për një vr.asje mes dy bandave të djemve të rinj, të ndodhur në kohën e regjimit komunist në Korçë. Eli Fara, në fakt, e rrëfeu historinë e saj para pak kohësh, ndërsa ishte e ftuar në “Tani mund të këndosh”, të moderatorit të njohur Ardit Gjebrea.

Artistja u kthye pas në kohë duke bërë një rrëfim të rrallë të asaj çfarë ka përjetuar pas njohjes me bashkëshortin, debatet gjatë martesës dhe përfundimi i marrëdhënies së saj. Këngëtarja zbuloi se ishte njohur me ish-bashkëshortin kur ishte në shkollë të mesme dhe studionte për kanto.

Eli Fara tregoi se kur shkonte në aktivitet kulturore në Pallatin e Kulturës, një djalë çapkën iu qep pas dhe nuk i shpëtoi dot: “Unë isha në shkollën e mesme, studioja për kanto dhe merrja pjesë në aktivitete kulturore. Shumë shpesh isha për prova në Pallatin e Kulturës dhe aty kalonin djem çapkënë korçarë. Njëri prej tyre m’u qep keq, nuk shpëtova dot. Ishte dashuria e parë, ato emocionet e para, ndjenjat që të lindnin për dikë që nuk e di se kush është.

Unë u dashurova vetëm duke parë pamjen. Ishte çun simpatik dhe nuk mendoja për të tjerat sepse isha adoleshente, nuk më interesonte se kishte një shkollë, profesion apo çfarë punonte, apo çfarë bënte në jetë. Unë isha 17 vjeç, shumë shpejt familja e mori vesh që unë po dilja me dikë dhe u bë një shqetësim, tërmet i madh. Jetonim bashkë të gjithë xhaxhallarët e mi, me dajën, me hallat, ishin shumë familje që rrinin bashkë dhe bëheshin me njëri-tjetrin shumë. Fisi bëri një mbledhje të madhe dhe kujtoj që u ndjeva e fyer dhe e turpëruar sepse ndoshta varet nga karakteri dhe natyra, kisha një krenari të tepruar edhe pse shumë e re dhe vendosa që nëse djali do pranonte, unë do ikja nga shtëpia.

Ai u tregua i gatshëm dhe ndodhi. Sigurisht tani që jam pjekur, që jam prind vetë, që kam Marinën, nuk jam krenare për atë që bëra, por janë gabimet e një moshe shumë të re. Nuk isha e sigurt që më bëri dashuria të largohesha, por u lëndova. Mendova se do kisha turp t’i shikoja më pas. Mendoja se isha e përgatitur në jetë, nuk isha e përkëdhelur. Ishim 5 fëmijë dhe të gjithë punonim. Dhe mendoja se çfarëdo që të ndodhë, sido që të vijë do t’ia dilja”.

Në familjen e tij më pritën shumë mirë. Marina erdhi në jetën kur isha 18 vjeçe, në të njëjtën kohë punoja si mësuese në një fshat të largët. Atje ishte viti i parë i punës sime. Realisht, marrëdhënia bashkëshortore ka qenë me debate sepse brenda meje fillova të hapja sytë për çfarë kisha bërë dhe në të njëjtën kohë prisja shumë nga pala tjetër të ndërgjegjësohej. Kisha debate si çdo çift dhe më çonin në mendimin për t’u ndarë. E mendoja ndarjen, kurse ai u mundua. Hyri në punë, më donte, por karakteri i tij ishte ai që ishte. Unë isha mësuar në një familje tjetër.

Ish-i ishte një nga çunat më çapkën seç duhej në Korçë dhe kishte shokë të vetët. Kjo gjë i çoi në një tragjedi të madhe, sepse ishin grupe çunash që konkurronin me njëri-tjetrin kush ishte më i fortë dhe ndodhi që shokun e ngushtë të ish-it e vranë. Pastaj filloi një tjetër stuhi që ishte goxha e madhe për atë kohë hetime, gjyqe mbas gjyqeve që zgjatën shumë. Unë isha me vajzën, jetoja në të njëjtën shtëpi me prindërit e tij. Në gjyqin e parë, e mbaj mend që ishte i gjithë qyteti para gjykatës, ishin kuriozë t’i shikonin. Ishin shumë çuna që u përfshinë në këtë.Prindërit ishin me mendimin që të kthehesha tek ata, por isha e vendosur që t’i bëja ballë vetë çdo gjëje. Nuk është faj të gabosh, por të rrish në gabim. Ia kam dalë e vetme në jetë. Jam munduar të bëj më të mirën për fëmijën tim, nuk ia kam treguar të gjitha, por disa pika kryesore. I kam treguar sa kam menduar që duhet të dijë.
Gjyqet vazhduan goxha, nja 1 vit e gjysmë, dhe mbasi u bënë të gjitha përpjekjet dhe për të ulur dënimin, derisa u dha dënimi i fundit dhe e përcaktuan dhe burgun ku do vuante dënimin, atje kam shkuar me vajzën dhe i kam thënë që unë do të bëj ndarjen. Nuk ka pasur ndonjë kundërshtim dhe unë kam parë jetën time. Vazhdoja punën, vajzën e kisha në çerdhe, kisha probleme financiare sepse mora dhe një apartament. Ma dhanë në atë kohë, sepse kështu ishte me ligj. Vazhdoja punën në fshat si mësuese”, tha ajo.

ELI FARA, ÇFARË FSHIHET PAS BUKURISË DELIKATE TË KËNGËTARES SË NJOHUR QË NË VITET ‘80-TË

Sensuale në skenë, por me një forcë të brendshme që i duhet një gruaje për t’u marrë me politikën e egër. Me shfaqjen e saj për herë të parë në një skenë politike si ajo e Partisë Socialiste gjatë një takimi para zgjedhjeve në krah të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Eli Fara na shfaqi anën tjetër të medaljes së figurës së saj të servirur prej vitesh nga skena e këngës.

Këngëtarja e njohur Eli Fara festoi ditëlindjen e 54-ët këtë 21 maj. Ishte vajza, Marina, që i bëri një dedikim mjaft të bukur në “Instagram”- in saj, teksa publikoi një foto të Elit me buqetën e luleve dhuratë.

“U bëfsh 100 vjeç e bukura ime!”, shkruante ajo poshtë fotos, ku këngëtarja dukej shumë në formë. Përveç urimeve, nuk munguan edhe komentet në lidhje me formën e mirë fizike dhe dukjen e re të Elit, ku mes tyre kishte nga ata që shkruanin me pak humor se, “Eli ka mbi 50 vite që feston vetëm 20- vjetorin”.

Sipas miqve, Eli edhe këtë herë festoi krah vajzës dhe miqve, ndërkohë që statusi i saj vazhdon të jetë beqare. Por ky fakt dëshmon edhe anën tjetër të karakterit të fortë të saj për të përballuar jo vetëm jetën si grua e fortë, por edhe politikën. Vitin që lamë pas, Eli u komentua për duetin e bukur “Bohém”, me Arkimed Lushajn (Stresin), në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, ndërsa këtë vit për duetin me një tjetër djalë të ri, Mateus Frrokun.

Pjesëmarrja e saj në një festival të muzikës së lehtë tërhoqi vëmendjen e publikut, pasi ajo njihet si këngëtarja e famshme e viteve ’80-të për muzikën popullore dhe atë qytetare. Mes urimeve të shumta që i bënë për ditëlindje ra në sy ai i këngëtares së njohur, Aurela Gaçe, mikesha e ngushtë artiste, me të cilën u afruan më shumë gjatë viteve që jetuan në SHBA.

“Gëzuar ditën e lindjes mikja ime e shtrenjtë. I lutem Zotit të të japë jo vetëm jetë e shëndet, por të ta gëzojë zemrën me gjithçka dëshiron e meriton! E ti meriton shumë, fisnike. E konsideroj veten me fat që të kam pjesë të jetës sime”, shkruante Aurela në urimin e saj për mikeshën, me të cilën, siç janë shprehur, e kanë ruajtur miqësinë që nga koha kur jetonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eli shpesh ka dëshmuar se përtej pamjes së femrës delikate, fshihet një karakter i fortë pasi ka qenë dhe nënë dhe baba për vajzën e saj.

Mare nga  Panoramaplus.al

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here