Ellie Goldstein pozoi për  linjën kozmetike Gucci, duke u bërë modelja e  parë me sindromën down pranë ​​shtëpisë italiane të modës.

Një ëndërr bëhet realitet: Ellie Goldstein është modelja e  parë me sindromën Daun qe eshte e  punësuar ndonjëherë nga Gucci. Ellie është vetëm 18 vjeç dhe jeton në Ilford, një qytet në Essex jo larg Londrës.

Fotografia
Sot u publikua albumi fotografik  i cili e tregon  duke startuar në shtëpinë italiane të modës së lartë.

Në mënyrë të veçantë, Goldstein pozoi për Rimelin Maskara  L’Obscur të gamës së Gucci Beauty, linja make-up që i përket shtëpisë italiane të modës.

Fotografia e postuar sot nga guccibeauty ne  llogarinë  e Instagramit  mund të shihni fytyrën e buzëqeshur të vajzës , ka gjithsej dhjetëra mijëra zemra dhe komente vlerësimi ne komentet qe asaj i jane bere . Një rol të rëndësishëm ne kete set fotografik  ,luajti një italian, Alessandro Michele, i cili u etiketua në postin viral në fjalë.

Ellie Goldstein dhe ëndrra e modës
18-vjeçarja nuk është një fytyrë e njohur por ka terhequr vemendjen e shume firmave nga  më prestigjozet : ajo ka bashkëpunime me marka shumë të rëndësishme si Vodafone dhe Nike.

Bashkëpunimi me Gucci është i pari me një markë të modës së lartë. Për të, siç u përmend, është fjala për  një ëndërr te realizuar, duke pasur parasysh që 18-vjeçarja kishte shprehur prej kohësh dëshirën e saj për të punuar në modën e lartë. Dhe në mënyrën e vet të vogël, ajo ka pasur sukses.

Për disa orë Ellie Goldstein ka qenë një “temë e tendencave”, siç thonë ata.Por  fama, megjithatë, nuk do të ndikojë në dëshirën e saj  për të studiuar dhe per tu përmirësuar. Vajza, në fakt, disa muaj më parë u regjistrua në kolegjin e Redbridge, në një kurs të arteve interpretuese dhe premtoi se do të bëjë më të mirën për të studiuar.

Ata që e fillojnë nje pune mirë, thuhet se e kane bere gjysmen e rruges ne suksesin e tyre . Thuhet gjithashtu se një person qe dhe pse eshte i kufizuar , mund ti tejkaloje  kufijtë dhe barrierrat  që jeta i ka vene perpara . Ellie ka arritur të marrë çmime të ndryshme të rëndësishme pavarësisht sindromës me të cilën ajo lindi.

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here