E kemi njohur falë pjesëmarrjes së saj në rolin e ndërmjetëses në emisionin e Ardit Gjebreas dhe më konkretisht në rubrikën Shihemi në gjyq, por me sa duket, Eni Çobani ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në jetën e saj.

Një prej tyre do të jetë ndarja nga Arditi. Me shumë mundësi ajo do të largohet nga emisioni duke ia lënë vendin një tjetre. E kjo për shkak se ka pranuar që do të braktisë profesionin për t’iu përkushtuar të ardhmes së saj në politikë.

Ka ardhur moment i duhur. Edhe mosha e duhur është Jo nuk jam shumë dakord me futjen në politikë në moshë të re. Populli shqiptar nuk ka votuar në këto zgjedhje. Është fakt dhe këtu kam thënë që është momenti i duhur, u shpreh Eni në Thumb. Kjo zgjedhje e Enit do ta mbajë atë larg ekranit, pasi profile i saj do të jetë më serioz.

RDA NEWS

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here