Quhet Andrea Werhun, eshte vetem 27 vjeçe nga Toronto dhe ka qellim te sensibilizoje opinionin publik per punen qe ajo ben.

Se fundmi ajo ka publikuar librin “Modern Whore”, që e përkthyer (në mënyrë të moderuar) në shqip do të thotë “Prostituta moderne”.

Siç thotë autorja, synimi eshtë të heqë disa paragjykime mbi punonjëset e seksit, njohur edhe si ‘eskortë’.

Andrea rrëfen se përgjatë dy viteve ka shkuar me qindra klientë dhe një pjesë e tyre kanë qenë të moshuar, deri edhe 80-vjeçarë. Për një orë ajo fitonte 200 deri në 300 dollarë.

“Nuk sikletosem dhe as pendohem për atë që kam bërë. E kam shijuar seksin me klientët, sigurisht edhe pagesën”, thotë ajo.

Këshilla e Andreas për të gjitha vajzat që punojnë në këtë industri është që të flasin dhe të tregojnë historitë e tyre. “Kështu shoqëria do t’i pranonte më shumë”, shprehet ajo.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here