Pas një ndeshjeje të gjatë, plot emocion, ishin penalltitë ato që i dhanë trofeun e kampionatit evropian të futbollit “axurrëve”.

Kjo është kupa e dytë për Italinë. Në vitin 1968, fqinjët tanë morën trofeun e Evropianit, për të përjetuar sërish të njëjtat emocione pas 53 vitesh.

As 90-minutëshi dhe as dy shtesat nuk mjaftuan për të nxjerrë skuadrën fituese. “Axurrët” dhe “3 luanët” provuan fatin e penalltive në Wembley të Londrës.

Anglezët e nisën me këmbë të mbarë. Në minutën e tretë është Shaw që shënon për “3 luanët”, duke e ruajtur avantazhin deri në fund të 45-minutëshit të parë.

“Axurrët” provuan disa herë në portën e anglezëve, teksa kryesuan me pasimet në fushë, por ishin të pafat për të shënuar.

Ndërsa në pjesën e dytë, Bonucci riktheu shpresat te italianët, me golin e tij. Këto ishin dy golët e vetëm të kësaj finaleje. Pavarësisht shumë mundësive nga të dyja skuadrat, loja e rregullt përfundoi me rezultatin 1 me 1.

Sërish zhgënjim për anglezët!
Pas 55 vitesh pritje, anglezët shpresonin që futbolli të rikthehej ‘në shtëpi’. Por, pavarësisht se luftuan deri në fund, italianët i rrëmbyen kupën pikërisht nga shtëpia, nga Wembley i Londrës. Në kupën e kompeticionit më të rëndësishëm të Kontinentit të Vjetër tashmë u gdhend emri i Italisë.

Gareth Southgate ndryshoi skemën për finale, duke iu kundër përgjigjur Roberto Mancinit, me një 3-4-3, shkruan SuperSport.

Të kaltrit luajnë me një formacion identik me atë të ndeshjes së fundit me skemën 4-3-3 me Donnarumman në portë, Di Lorenzon, Chiellinin, Bonuccin dhe Emerson Palmierin në mbrojtje, Jorginhon, Verratin dhe Barrelan në mesfushë dhe Chiesan e Insignen në mbështetje të Immobiles në sulm.

Në 3-4-3 e Southgate, Pickford luan në portë ndërkohë që në treshen e qendrës bashkë me Stones dhe Maguire është aktivizuar edhe Walker, mesfusha përbëhet nga Rice e Philips në qëndër dhe Shaw e Trippier nga krahët ndërkohë që në sulm Mount dhe Sterling janë në mbështetje të gjigantit Harry Kane.

Ndërsa Anglia pret për një triumf në futbollin ndërkombëtar që nga 1966, Italia e fitoi titullin e evropianit për të fundit herë në 1968 dhe është po ashtu e paduruar për të rrëmbyer trofeun.

Të dyja ekipet janë revolucionarizuar nga drejtuesit e tyre me Gareth Southgate dhe Roberto Mancinin që kanë angazhuar lojtarë të rinj në skuadër.

Pesë duelet e fundit mes Anglisë dhe Italisë:
2018 miqësore, Angli 1–1 Itali
2015 miqësore, Itali 1– 1 Angli
2014 Kupa e Botës, Angli 1–2 Itali
2012 miqësore, Angli 2–1 Itali
2012 Kampionat Evropian, Angli 0–0 Itali 2-4 me penallti.

top chanell

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here