Një histori e trishtë është ajo e Llukan Butës, shqiptarit që kishte krijuar familje në Amerikë. Në muajin Korrik të vitit 2017 atij iu refuzua kërkesa për azil dhe u dëbua nga Amerika duke lënë pas gruan e tij Frances Joseph dhe dy fëmijët.

 

Isha shtatzënë në atë kohë. Kur mbërritëm në zyrën e ICE kishim edhe vajzën Valentina me vete, ajo ishte 2 vjeçe në atë kohë. Ata nuk kishin të drejtë të më ndanin nga bashkëshorti,”- shprehet Joseph në një intervistë për Think Progress.

Vajza donte të shkonte me të atin kur agjentët e kishin thirrur, ndërsa ata e kishin pyetur Butan mjaft ftohtë: Pse e sollë vajzën tënde me vete, kujton se do të na vijë keq,”- vijon rrëfimin gruaja.

Ditë më vonë Frances ishte paraqitur sërish në zyrat e ICE dhe e kishte parë burrin pas hekurave ndërsa priste që ta dëbonin për në Shqipëri.

 

Think Progress ka treguar edhe historinë e Llukan Butës. Familja e tij është larguar Shqipëria që kur ai ishte ende fëmijë. Në vitin 1998, Buta ishte 11-vjeç kur arriti në Shtetet e Bashkuara bashkë me prindërit, emigrantë shqiptarë. Familja Buta aplikoi për azil sapo mbërriti, por kërkesa e tyre u hodh poshtë në vitin 2000. Më pas autoritetet lëshuan një urdhër dëbimi për familjen shqiptare.

 

Img 3498 1 640x398

Gjatë kësaj kohe, Llukan Buta braktisi shkollën dhe u fut të punonte për të ndihmuar nënën e tij. Kur prindërit e tij u divorcuan dhe babai i tij u largua nga familja, nëna e shqiptarit kujdesej e vetme për të dhe motrën e tij.

Në vitin 2002 Bordi i Apelimit të Emigracionit nuk pranoi të rrëzonte vendimin e gjyqtarit të azilit, duke lënë në fuqi vendimin për dëbimin e familjes.
Historia e tij e dashurisë me amerikanen Frances Joseph.

Joseph dhe Buta u takuan për herë të parë në vitin 2014. Ata u njohën nga miq të përbashkët në Astoria Park. E dija se kishte një urdhër mbikëqyrjeje, por jo se kishte një urdhër dëbimi për të. Isha e inatosur e mërzitur Jam e zemëruar me atë pasi nuk më kishte treguar shumë gjër tregoi Joseph.

Dëbimi ka qenë një barrë e rëndë në Butën. Ai nuk ishte aty kur erdhi në jetë vajza e tij e dytë Isabella. Po qaja dhe kam kaluar në depresion. Kam menduar të kryej vetëvrasje,”- tregoi përmes një telefonate babai shqiptar. Gjithsesi peshën më të madhe të kësaj distance e kalon nëna e dy fëmijëve të tij. Ajo vuan edhe nga skleroza e shumëfishtë dhe tashmë po kërkon ndihmë nga shteti pasi gjendja e saj shëndetësore nuk e lejon që të kujdeset për vajzat.

BalkanWeb

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here