Elegante, e bukur, fisnike të tillë mund ta përshkruash Rexhina Nanon atëherë dhe sot. Aso kohe shok klase me liderin historik të Partisë Socialiste Fotos Nano.



Vite më pas u bë bashkëshortja e tij. Prej shumë kohësh, plot 27 vite qëndruan të martuar. Nga kjo martesë kanë dy fëmijë, Sokolin dhe Edenë. Rexhina dhe Fatos Nano u lidhën në martesë që në moshën 24 vjeçare. U njohën në ambientet e gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë.



Fati e deshi që ata të mos ishin më bashkë, pasi çifti u divorcua në vitin 2001, përkatësisht 50 vjeç. Pas divorcit Rexhina mbajti sërish mbiemrin e bashkëshortit.



Lideri i PS në vitin 2001 u martua në një ceremoni në kishë me dashurinë e re, Xhoana Nano. Ndërkohë që ka dhe një djalë të birësuar nga martesa e tij me Xhoana Nanon, Klajdin, 23 vjeç.



Një ditë më parë Rexhina u shfaq në një event publik krah bashkëshortes së Edi Ramës, Lindën.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here