Ata u strehuan pranë në resorti në Golem, i cili po ruhet nën masa të rrepta sigurie.Janë kryesisht familjarë, mes të cilëve 11 foshnje e dhjetëra fëmijë, që siç duket nga pamjet kanë dalë në kopshtin e hotelin dhe po “shijojnë’ qetësinë larg ferrit të Kabulit, të pushtuar nga talebanët. Po ashtu, janë angazhuar punonjës të shërbimit psikosocial, të cilët po asistojnë pranë tyre, sidomos te fëmijët.

Teksa një organizatore po i shoqëronte drejt vendit ku do të qëndrojnë, dy vajza afgane përshëndetën gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo dhe u shprehen se në “Shqipëri ndihen mirë”. Megjithatë komunikimi nuk zgjati shumë, pasi punonjësit kujdesen që të mos kenë kontakte me shqiptarët.

Resorti ku po strehohen  është rrethuar me perimetër sigurie, lëvizja për pushuesit është e kufizuar dhe kudo shikon punonjës të sigurisë private.

Një pjesë e 121 afganëve kanë punuar për organizatën ‘Shoqëria e Hapur’, ndërkohë pjesa tjetër janë aktorë, anëtarë të shoqërisë civile bashkë me familjet e tyre.

Momenti kur shtetasit afganë mbërrijnë në Rinas

Top Chanell

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here