Një 25-vjeçare nga Gramshi e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve, detyrohet të she/së tru/pin e saj për të mbijetuar.

U martua dhe solli në jetë dy djem. Është nga Gramshi. Sot është me statusin e divorcuar. Si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike, por dhe si pasojë e braktisjes nga institucionet kombëtare dhe vendore, detyrohet të pro/stituojë në hyrje të qytetit të Elbasanit, vetëm për të rritur dy fëmijët.

“Në radhë të parë gjendja e rëndë ekonomike sepse nuk mund t’i mbaj fëmijët me një rrogë normale në Shqipëri”, tha ajo për ABC.

Rrogë normale konsideron shumën 15 mijë lekë. Me nivelin e ulët arsimor që ka nuk ka gjetur punë me pagë më të lartë.

Këtë shumë parash që do e merrte me punë legale për një muaj e fiton për dy ditë.

“Fitoj 70-80 mijë lekë në natë”.

E pambështetur në jetë, e pasigurtë në rrugë.

“Edhe më kanë dhu/nuar, ka njerëz të mirë po ka dhe të këqinj”.

Rolanda siç vendosi ta quajmë, shitjen e trupit e paragjykon dhe vetë.

“Shumë, shumë e of/enduar, shumë shumë keq, por për fëmijët do bëj çdo gjë”.

Dëshiron të lerë rrugën, të nisë një jetë re. Thotë se do të largohet jashtë vendit e të bëjë punë të ndershme. Ish-bashkëshorti e pengon.

“Ai nuk më jep prokurën për të ikur jashtë. Institucionet të ndihmojnë njerëzit që janë si puna ime. Të na japin një prokurë nëse burri s’ta jep”.

Pro/stituon fshehur të afërmve. Maskohet që mos zbulohet. Shpresëhumbur se do ti dalë dikush në krah, Rolanda do të vazhdojë të qëndrojë në rrugë në pritje të klientit të radhës.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here