Fermerët, ankesa për shalqirin/ Çmimi më i ulët i 10 viteve të fundit

Në Divjakë është periudha ku produktet bujqësore kanë pikun e tyre. Me qindra hektar toka janë të mbjelluar me shalqi dhe kanë dalë në treg.

Për fermerët ky vit është një vit i keq. Sipas tyre çmimi i shitjes së shalqirit në këtë periudhë është çmimi më i ulët i 10 viteve të fundit. Aktualisht një kg shalqi po shitet në 15 lek te reja, çmim i cili nuk e justifikon aspak shpenzimet. Fermerët shprehen se për të justifikuar shpenzimet çmimi minimal duhet të filloj nga 20 lek te reja.

Këtë rënie të çmimit ata e lidhin me situatën e pandemisë e cila ka bllokuar shumë shtete të cilat vitet e tjera furnizoheshin në Divjak.

Aktualisht në pikat e eksporteve po grumbullohet një sasi e shalqinit por kjo më shumë shkon në vendet ballkanike ku kërkesa nuk është shumë e lartë.

Situata pritet të përkeqësohet në ditët në vijim pasi prodhimi do jetë më i lartë dhe nëse nuk do të rritet kërkesa ky prodhim rrezikon të mbetet në arë.

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here