Koronavirusi, dikur një ‘tigër agresiv’, është dobësuar dhe është bërë më shumë si një ‘mace e egër’, sipas një mjeku italian.Profesori Matteo Bassetti tha se ai është i bindur se virusi po ‘ndryshon në ashpërsi’ dhe pacientët tani po mbijetojnë nga infeksionet që do t’i kishin vrarë ata më parë. Dhe nëse dobësimi i virusit është i vërtetë, Covid-19 madje mund të zhdukej pa pasur nevojë për një vaksinë, shtoi ai.

Ai ka thënë disa herë në muajt e fundit që pacientët me Covid-19 duket se janë shumë më mirë, sesa ishin në fillimin e pandemisë në Itali.

Profesori Bassetti sugjeron se kjo mund të jetë për shkak të një mutacioni gjenetik të virusit, duke e bërë atë më pak vdekjeprurës, për shkak të trajtimeve të përmirësuara, ose për shkak se njerëzit nuk po infektohen me doza kaq të mëdha për shkak të distancës sociale.

Profesori Bassetti, shefi i sëmundjeve infektive në Spitalin e Përgjithshëm San Martino në Xhenova, Itali, tha për The Sunday Telegraph se virusi mund të vdesë vetë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here