Manjati Peter Nygard, pasuria e të cilit shkon diku tek 900 milionë euro, u arrestua pak muaj më parë për abuzime seksuale dhe përdhunim, pasi është akuzuar nga të paktën 57 femra, shumë prej të cilave kanë qenë minorene.

Ai i çonte ato në resortin e tij në Karaibe ku bënte festa të çmendura me praninë e dhjetëra personave shumë prej të cilëve personazhe të njohur.

Por së fundmi, ish- fotografi i tij personal, ka publikuar disa pamje shokuese. 79-vjeçari e kishte kthyer avionin e tij privat, në një vend orgjish. Nygard kishte aty edhe një krevat për të bërë seks me vajzat që merrte me vete.

Stephen Feralio, fotografi i manjatit 79-vjeçar, ka sjellë rastin e një 17-vjeçareje, e cila bën striptizëm para Nygard, ndërsa prezente janë edhe disa vajza të tjera, të cilat manjati i kishte marrë me vete për në resortin e tij në Karaibe.

Nygard është denoncuar dhe nga vetë i biri, të cilin e kishte marrë në një prej orgjive të tij. I biri ishte shokuar, pasi Nygard kishte ngacmuar seksualisht një vajzë vetëm 10 vjeç. Tashmë manjati i njohur i modës, me siguri do ta kalojë në burg pjesën tjetër të mbetur të jetës. Viktimat që e akuzojnë atë u sulmuan seksualisht me forcë u droguan dhe  ose u detyruan të kryenin marrëdhënie seksuale me Nygard, pretendon aktakuza. Shumë nga viktimat ishin vajza të mitura që vinin nga vende të varfra, ose kishin një histori abuzimi.

RDA NEWS

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here