Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), për studime, në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake-WEST POINT të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook shkruan se studimet mbahen në gjuhën angleze dhe zgjasin katër vjet.

“Është e dëshirueshme që kandidati të ketë të përfunduar testin TOEFL dhe testin SAT. Kandidatët do të nominohen nga Ministria e Mbrojtjes si kandidatë konkurrent për studime. Kadetët pas përfundimit të shkollimit do të emërohen oficer në FSK, në kohëzgjatje minimale të obligueshme, prej gjashtë (6) viteve”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës pa dallim kombi, race, dhe gjinie, të moshës 18-22 vjeç.

/Telegrafi/

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here