Ky është krateri Korolev në mars, 82 km i gjerë, ku misioni i parë hapësinor i Arabisë në planet do të niset më 15 korrik, ndërsa një tjetër mision, ai i Kinës, ka të njëjtin destinacion, por më 20 deri 25 korrik

I ndodhur në pjesën veriore të planetit të kuq, në jug të dunës së madhe Olimpia Undae, fusha që rrethon pjesërisht pjesën polare veriore të Marsit, një krater i mirë ruajtur, është i mbushur me ujë të ngrirë për gjithë vitin. Thellësia e kraterit është 2 km dhe në të gjendet një shtresë 1.8 km e trashë, që konsiderohet edhe rezervuari më i madh i akullit jo polar në Mars.

Uji i ngrirë është i përhershëm në kraterin Korolev, sepse pjesa më e thellë e tij vepron si një ftohës natyral. Krateri ka marrë emrin e inxhinierit dhe projektuesit të raketave Sergei Pavlovich Korolev, që konsiderohet edhe babai i teknologjisë hapësinore ruse. Korolev zhvilloi raketën e parë ndërkontinentale ruse R7, shtytësja e raketave moderne Soyuz që veprojnë edhe sot.

Një ulje në Mars konsiderohet një nga sfidat më të mëdha. Deri më tani ka patur një total prej 18 misionesh në Mars, përfshirë edhe vetëm uljen e Roverave. Por vetëm 10 kanë qenë të suksesshëm, nga këto 10 misione të suksesshme, nëntë kanë qenë të NASA-s.

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here