Vr asja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha dhe groposja në zonën e Qafë-Mollës, një ngjarje kjo e pastër kr iminale, ishte me të lartë edhe për gazetarët e kronikës, të cilët ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes. Teksa prisnin me orë që të zbulonin më tepër detaje rreth dinamikës së kr imit, mes përfaqësuesve të medias dhe policisë ka pasur edhe një incident.





Një nga efektivët e policisë, është nervozuar nga prania e mediave dhe madje ka shkuar deri aty sa ka shtyrë me forcë një operator. Ky i fundit ka rrëshqitur dhe më pas ka rrëzuar në tokë edhe gazetaren Anila Hoxha, të cilët përfunduar në një rrëpirë buzë rrugës.





‘Polic je ti ore. Çfarë je ti? Debil. Shtyn gazetarët ti injorant. Ti nuk je polic jo. Nuk je polic!’- dëgjohet gazetarja të thotë.





Policia njofton se është pezulluar menjëherë nga detyra punonjësi i policisë Sh.T. Ndërkohë njofton policia, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit.





‘Policia e Shtetit i konsideron marrëdhëniet me median si prioritare në funksion të mirë-informimit të publikut dhe është e vendosur për të ndëshkuar çdo punonjës police që performon sjellje të pahijshme duke shpërdoruar detyrën në dëm të imazhit të Policisë së Shtetit dhe cënimit të marrëdhënieve me mediat e qytetarët.’- njofton policia.





Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe SHÇBA, e cila thotë se ka nisur një inspektim për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë shfaqur sjellje jo etike e konform detyrës.





‘Tiranë – Në vijim të lajmit të publikuar në disa media, në lidhje me sjelljen jo korrekte të disa punonjësve të policisë me përfaqësues të mediave, e në veçanti me gazetaren Anila Hoxha gjatë raportimit të një ngjarje kriminale, SHÇBA njofton se ka nisur një inspektim për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë shfaqur sjellje jo etike e konform detyrës.’- njofton SHÇBA./shqiptarja

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here